Drejtori i CIA-s: Përdorimi i armëve bërthamore taktike në Ukrainë, kërcënim real
Drejtori i shërbimit amerikan të inteligjjencës, William Burns ka deklaruar se kërcënimi i Rusisë për të përdorur armë bërthamore taktike apo me veprim të kufizuar në Ukrainë, është marrë seriozisht dhe nuk mund të injorohet. Sipas tij, CIA ka evidenca praktike që përforcojnë këtë shqetësim i cili mund të shëndërrohe në skenar operativ për shkak të dështimit të dukshëm të Vladimir Putin për të arritur objektivat e vet në Ukrainë.
Askush prej nesh nuk mund të marrë lehtë kërcënimin për përdorimin e armëve bërthamore taktike
ka thënë ai në në një aktivitet për teknologjinë.
Shqetësimet rriten teksa ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktuaisht zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka njoftuar se Kremlini do të dislokojë armë bërthamore hipersonike në Kaliningrad, nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s.
Add new comment