Ushtarët ukrainas i ngrenë këngë dronit "Bayraktar" (VIDEO)
Mund t’i këndosh një heroi, por mund t’i këndosh edhe një arme. Një këngë kushtuar dronëve turq, Bayraktar, po këndohet nga rezistenca ukrainase. Larg të qenit një marsh ushtarak, kënga ka pak a shumë këto vargje:
“Delet na erdhën nga lindja për të themeluar një vend të madh. Bariu më i mirë i tufave të deleve është ... Bayraktar".
"Përbindëshi i Kremlinit bën propagandë, njerëzit gëlltitin fjalët e tij. Tani cari i tyre di një fjalë të re ... Bayraktar”
Dronët turq ia kanë dalë deri tani të godasin dhjetëra automjete të blinduara, sisteme raketore dhe kamionë. Siç raporton Le Figaro, janë gjithsej rreth njëzet avionë të vegjël të vetëkontrolluar, dy prej të cilëve deri tani janë çaktivizuar nga rusët.
Të quajtur Bayraktar TB2 dhe prodhuar nga Baykar Defense (kompania ku Selçuk Bayraktar, kunati i Erdoganit, është drejtor teknik), këta dronë arrijnë të fluturojnë me më shumë se 220 kilometra në orë për më shumë se një ditë dhe peshojnë rreth 650 kilogramë, gjysma e amerikanëve US Reaper. Ata gjithashtu mund të mbajnë raketa të vogla për t'u lëshuar drejt objektivave deri në dhjetë kilometra larg. Bayraktar TB2 është në dispozicion të ushtrisë ukrainase që nga viti 2019, e cila i përdori për herë të parë në tetor 2021 në Donbass për të goditur një grup artilerie separatiste ruse. Kjo marrëveshje midis Turqisë dhe Ukrainës avcaroi më tej marrëdhëniet tashmë të paqëndrueshme midis Kremlinit dhe Ankarasë. Putini në fakt e përkufizoi gatishmërinë e treguar nga turqit për shitjen e dronëve në Ukrainë si një veprim "provokues dhe shkatërrues".
Add new comment