“Në shekullin XX, sanksionet u provuan jo produktive”
Perëndimi duhet të vërë në diskutim qëllimin e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Rusisë, përndryshe ato mund të rezultojnë kundërproduktive. Nicholas Mulder, historian në Universitetin Cornell (Shteti i Nju Jorkut) analizon bllokadat dhe embargo e shekullit XX si përpjekje për t’u dhënë fund konflikteve. Analiza prej 448 faqesh mban titullin “The Economic Weapon: The Rise of Sanctions As a Tool of Modern War” dhe është botuar nga Yale Press University. Në një intervistë për “Le Monde”, Mulder kujton se shpesh këto masa kanë dështuar.
Mulder thotë se bllokadat ekonomike u përdorën si armë parandaluese në konflikte përgjatë dy luftërave.
Përdorimi i bllokadës kundër një qyteti ose një vendi gjatë një konflikti daton që nga antikiteti dhe ishte i rregullt gjatë luftërave të Napoleonit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, popullsia e Perandorisë Osmane, Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë iu nënshtruan bllokadave të rënda - sipas vlerësimeve, disa qindra mijëra njerëz vdiqën nga uria.
Në vitin 1918, fitimtarët vendosën ta mbanin këtë mjet përtej përfundimit të konfliktit. Në një ekonomi tashmë shumë të globalizuar, kujtimi i përvojës traumatike të bllokadave në Evropën Qendrore do të ishte një kërcënim mjaftueshëm parandalues për të shmangur përdorimin e forcës së armatosur drejtpërdrejt kundër shteteve që prishin rendin ndërkombëtar, mendohej atëherë. Lidhja e Kombeve [SDN], e krijuar në vitin 1919 me nxitjen e Shteteve të Bashkuara, u pajis kështu me këtë armë ekonomike parandaluese.
Megjithatë, sipas tij masat kufizuese të marra gjatë periudhës mes dy luftërave nuk funksionuan, por shpesh edhe I rënduan tensionet.
Në shekullin XX, sanksionet ekonomike shpesh rezultuan kundërproduktive. Në vitet 1930, ato që synonin ndalimin e agresorëve, veçanërisht Gjermania naziste dhe Japonia Perandorake, theksuan ndërvarësinë ekonomike të vendeve. Kjo i shtyu këto regjime, tashmë të prirura ideologjikisht për të qenë shumë nacionaliste, të kërkonin vetë-mjaftueshmërinë, për t'u bërë të papërshkueshëm nga presionet anglo-amerikane dhe për të nisur pushtimet territoriale për të siguruar burime jetike në lëndët e para. Në vend që të parandalonin Luftën e Dytë Botërore, embargot i shtynë këto shtete të radikalizoheshin dhe të përshpejtoheshin ngjarjet
Add new comment