Turqia

Erdogan çorienton Oksidentin

Postuar në 13 Tetor, 2019 20:07

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan i ka lënë të gjithë me gisht në gojë me ofensivën e tij në Siri. Për sa i përket, Erdogan ka nxjerrë dy justifikime bazë: së pari krijimi i një hapësire dhe situate për kthimin e refugjatëve sirianë dhe së dyti, moslejimin e krijimit të një shteti terrorist në veri të Sirisë. 

Regjimi i Asadit apel kurdëve: Bashkohuni me ne kundër Turqisë

Postuar në 08 Tetor, 2019 14:14

Operacioni ushtarak turk në Siri ka vendosur kurdët nën qitje të drejtpërdrejtë duke çuar në buzë të humnerës shpresat e tyre të rritura për krijimin e një shteti apo entiteti politik.

Siguri, jo më Demokraci/Jemi rikthyer në Ballkan. Në Greqi do investojmë, Turqia është shumë e rëndësishme për Ne

Postuar në 08 Tetor, 2019 12:19

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën konservatore greke, “Kathimerini”, me rastin e vizitës së tij në Greqi. I  pyetur nëse SHBA-të janë rikthyer në Ballkan, pas perceptimit se me ikjen e Barack Obamës, ato u tërhoqën nga rajoni, Pompeo shprehet prerazi se rikthimi është i sigurtë dhe madje mbi synime strategjike.

Turqia nis ofensivën në veri të Sirisë

Postuar në 08 Tetor, 2019 08:53

Ushtria turke ka filluar të bombardojë pozicionet kurde në veri të Sirisë. Mediat raportojnë se ministria turke e mbrojtjes ka njoftuar përfundimin e të gjitha përgatitjeve për operacionin ushtarak në zonë.

Daily Sabah raporton se Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) bombarduan zonat e Malikiyah pa dhënë detaje të tjera. Stacioni televiziv Al-Haddad raportoi për sulme ajrore në një zonë afër kufirit Siri-Irak ku shkatërruan dy ura.

Turqia hap konsullatë të përgjithshme në Novi Pazar

Postuar në 08 Tetor, 2019 02:09

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka njoftuar dje gjatë një konference për shtyp me homologun serb, Aleksandër Vuçiç se në Novi Pazar është rënë dakord të hapet një konsullatë e përgjithshme turke.

Sot ne po ndërmarrim një tjetër hap historik brenda kontekstit të marrëdhënieve tona dypalëshe. Serbia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Turqisë për hapjen e një konsullate të Përgjithshme në Novi Pazar

tha Erdogan që ndohet për një vizitë në Serbi.

SHBA tërhiqet nga Siria. Trump paralajmëron se nuk do të ketë as luftë me Iranin

Postuar në 07 Tetor, 2019 14:32

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar tërheqjen nga Siria, për ta shkëmbyer këtë veprim me partneritetin me Turqinë e Erdoganit. Të dy presidentët respektivë, Donald Trump dhe ai turk, Reccep Tayyip Erdogan kanë folur rreth kësaj marrëveshjeje që i leverdis të dyja vendeve dhe synimeve të tyre për sigurinë.

Përpjekje për të njohur gjenocidin turk  ndaj asirianëve

Postuar në 01 Tetor, 2019 17:56

Nga gjenocidet e Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të 20-të,  veçohet gjenocidi i armenëve dhe ai i Pontëve Grekë. Më pak i njohur është gjenocidi i një etnie të tretë që neo-turqit synuan të zhdukin. Eurodeputeti grek, Kostas Mavridis ka bërë publike një bisedë me Tuma Celik, një anëtar i Partisë Demokratike të Popullit (HDP) që vinte nga komuniteti asirian.

Erdogan: Askush nuk mund ta ndalojë Turqinë të ketë armë bërthamore

Postuar në 06 Shtator, 2019 00:47

Presidenti turk, Recep Erdogan ka shpalosur ambiciet e vendit që drejton për krijimin e një arsenali ushtarak bërthamor. Duke folur para mbështetësve të partisë së tij në qytetin lindor të Turqisë, Sivas, Erdogan ndër të tera citohet të jetë shprehur:

Nga kush duhet të shqetësohemi? Nga kërcënimet e Dendias, apo miqësia "monumentale" e Turqisë?

Postuar në 22 Gusht, 2019 21:48

Gazmend Kapllani ka shkruar sot diçka për qëndrimet e ministrit të Jashtëm grek Dendias që ka kërkuar nga Shqipëria të zbardhë arsyet dhe rrethanat e vrasjes së Konstandin Katsifas në Bularat.

Macron siguron Greqinë kundër Turqisë

Postuar në 22 Gusht, 2019 20:09

Greqi ka marrë një garanci shtesë në përballjet e saj tradicionale me Turqinë. Presidenti i Francës, Emmanuel  Macron, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis se Franca nuk do të tolerojë cenimin e zonës ekskluzive ekonomike të Qipros. 

Nuk do të tregojmë asnjë shenjë dobësie

është shprehur ai. 
 

Pages

Subscribe to RSS - Turqia