SHBA tërhiqet nga Siria. Trump paralajmëron se nuk do të ketë as luftë me Iranin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar tërheqjen nga Siria, për ta shkëmbyer këtë veprim me partneritetin me Turqinë e Erdoganit. Të dy presidentët respektivë, Donald Trump dhe ai turk, Reccep Tayyip Erdogan kanë folur rreth kësaj marrëveshjeje që i leverdis të dyja vendeve dhe synimeve të tyre për sigurinë.
Ne me gjasë do ta vizitojmë Uashingtonin në gjysmën e parë të muajit tjetër…Kemi bërë përgatitjet e plota dhe planin e veprimit, udhëzimet e nevojshme janë dhënë. Sot ose nesër do të hpet rruga për përpjekjet për paqe…Do të kryejmë operacione tokësore dhe ajrore
citohet presidenti turk Erdogan.
Turqia synon krijimin e një zone sigurie në lindje të lumit Eufrat, për të mbyllur kontaktin kufitar me Sirinë, që në termat strategjikë të këtij vendi, do të thotë kontroll i çdo lëvizjeje të kurdëve. Tërheqja e SHBA-së u dakordësua pas një telefonate mes Trump dhe Erdogan, ndërkohë që presidenti amerikan, ka reaguar në tuiter, duke e cilësuar luftën në Siri si një konflikt qesharak parë nga perspektiva e përfshirjes në të të SHBA. Sipas tij, SHBA u nis për të qëndruar 30 ditë dhe vazhdoi me vite. Ai e ka cilësuar këtë situatë si një çështje të Europës, e cila u ndihmua nga SHBA në asgjësimin e Kalifatit Islamik të ISIS dhe tanimë duhet të përballet me pasojat.
Sa për kurdët, Trump, në një mënyrë fare të thjeshtë dhe thuajse banale, ka pranuar se ata kanë luftuar në krah të amerikanëve, opr në këmbim kanë marrë sasi të mëdha parash.
Ne do të luftojmë aty kë përfitojmë dhe vetëm për të fituar. Turqia, Europa, Siria, Irani, Iraku dhe kurdët tani duhet të zgjidhin situatën…
shkruan Trump.
Nuk mund të mos bjerë në sy fakti se presidenti amerikan po paralajmëron se SHBA nuk do të përfshihet në konflikt ushtarak në Lindjen e Mesme, përderisa përfshin në këtë lloj parashtrimi edhe Iranin, që pak më parë e akuzonte për gjithfarë përgjegjësish. Tërheqja e SHBA në këtë formë dhe hapja e rrugëve për ndërhyrje turke e vendos Europën në pozitë të vështirë negociuese me Ankaranë zyrtare e cila ka kërkuar përherë më shumë para për të menaxhuar situatën me refugjatët. Largimi në këtë mënyrë i SHBA-së i hap dyert një politike të detyruar aktive të Gjermanisë, i vetmi vend europian që ka kapacitetet t’i përgjigjet sfidave aktuale.
Add new comment