Turqia

Tani do të bashkojë Qipron

Postuar në 14 Nëntor, 2019 12:34

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka deklaruar gjatë një seance debati të mërkurën se një Qipro e Bashkuar brenda BE-së do të ndryshonte lojën.

Sanksione Turqisë edhe nga BE-ja

Postuar në 12 Nëntor, 2019 12:31

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë miratuar së fundmi një mekanizëm që mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj personave dhe bizneseve turke. Sanksionet që mund të vendosen me këtë mekanizëm përfshijnë kufizim udhëtimesh, ngrirje të llogarive bankare dhe përjashtim nga e drejta për transferim fondesh nga BE-ja.

Shkak për vendimin është bërë shkelja e Zonës Eksluzive Ekonomike të Qipros për të cilën Ankaraja zyrtare ka bërë të qartë se nuk e njeh në formën dhe sipërfaqen që e pretendon Nikozia.

SHBA: Sanksione Turqisë për blerjen e S-400

Postuar në 11 Nëntor, 2019 15:23

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Turqinë se do të nënshtrohet ndaj sanksioneve nëse nuk heq dorë nga blerja e sistemit rus S-400. Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien than ë rrjetin CBS se së shpejti në Kongres do të kalojnë akti që e vendos Ankaranë zyrtare nën sanksione dhe sipas tij kjo do të ketë mbështetje bipartizane shumë të madhe.

Akuza: Turqia ka shfrytëzuar marrëveshjet e sigurisë për të ndjekur kritikët jashtë vendit

Postuar në 06 Nëntor, 2019 15:16

Nordic Monitor, një media kritike ndaj regjimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan raporton për luftën e Ankarasë zyrtare kundër kritikëve dhe gazetarëve turq jashtë vendit. Sipas medias në fjalë Turqia zyrtare e ka bërë të mundur një gjë të tillë përmes nënshkrimit të Traktateve të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë mbi të cilat ajo abuzon.

A e dinte Turqia ku fshihej Al Baghdadi?

Postuar në 01 Nëntor, 2019 14:12

 

Ndërsa analistët e inteligjencës amerikane shqytojnë dokumentet elektronike dhe letrat e kapura fundjavën e kaluar në vendin ku strehohej Abu Bakr al-Bagdadi, pyetja më e rëndësishme që ngrihet në mendjet e tyre është: Si ia doli lideri i Shtetit Islamik të gjente strehim në një provincë siriane të siguruar nga ushtria turke dhe forcat e tyre?

Miqësi apo partneritet që po sfidohet

Postuar në 30 Tetor, 2019 23:53

Shqipëria mundet shumë shpejt të gjendet para nevojës së një zgjedhjeje në politikën e jashtme që implikon marrëdhëniet me një shtet të rëndësishëm si Turqia. Në qeverinë e Edi Ramës marrëdhëniet me këtë vend u mjegulluan shumë sa nga zhurma e madhe  për partneritet strategjik që nuk rikonfirmoi ndonjë gjë konkrete aq edhe nga një marrëdhënie e pakuptueshme personale e z. Rama me presidentin Erdogan.

Turqia: Me ndërhyrjen në Siri ndaluam krijimin e shtetit kurd të PKK-së

Postuar në 21 Tetor, 2019 13:57

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar në një intervistë ëpr Kanal 7 në Turqi se operacioni ushtarak në Siri ka prishur një lojë të madhe. Sipas tij kjo është arsyeja pse aktualisht ka një zhurmë të madhe në arenën ndërkombëtare, krejt ndryshe nga rasti me operacionin “Dega e ullirit”.

Greqia kërkon një Plan B nga BE-ja për menaxhimin e fluksit migrator

Postuar në 18 Tetor, 2019 11:07

Greqia kërkon zbatimin e një plani B për frenimin dhe menaxhimin të fluksit migrator që mund të shpërthejë sërish drejt Europës në kuadër të luftës në Siri. Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar për Politico se Bashkimi Europian duhet të dënojë njëzëri operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë dhe të vendosë sanksione ndaj të gjithë atyre që sipas tij janë të përfshië në kërkime të paligjshme gazi dhe nafte në Zonën Ekskluzive Ekonomik të Qipros.

Rusia ndërmjetëson marrëveshje mes kurdëve dhe Damaskut zyrtar kundër Turqisë

Postuar në 15 Tetor, 2019 11:11

Kurdët kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane të Bashar al Assad për frenimin dhe kundërvënien e ofensivës turke në veti të Sirisë. Mediat raportojnë se kurdët do të dorëzojnë qytetin e Manbij dhe Kobanes në kontrollin e Damaskut zyrtar pas një marrëveshjeje që u ndërmjetësua nga Rusia. Media shtetërore siriane njoftonte dje se trupat ushtarake kanë nisur lëvizjen drejt veriut të vendit për të “përballur agresionin turk në territorin sirian”.

Me kë është Shqipëria në Siri?

Postuar në 15 Tetor, 2019 02:44

U mendua se ishte një rrokadë e organizuar në terren. Amerikanët dilnin jashtë sepse nuk dëshironin më të luftonin në Siri, turqit hynin brenda. Presidenti amerikan Donald Trump e mbrojti tërheqjen me faktin se SHBA nuk ka pse të angazhohet në luftëra të pafundme tribale që zhvillohen prej qindra vjetësh. Kur sapo u duk se pazari ishte mbyllur, plasi çështja kurde. Po me kurdët? Si mund të braktisen ata kaq kollaj?

Pages

Subscribe to RSS - Turqia