Rusia ndërmjetëson marrëveshje mes kurdëve dhe Damaskut zyrtar kundër Turqisë

Postuar në 15 Tetor, 2019 11:11

Kurdët kanë arritur një marrëveshje me qeverinë siriane të Bashar al Assad për frenimin dhe kundërvënien e ofensivës turke në veti të Sirisë. Mediat raportojnë se kurdët do të dorëzojnë qytetin e Manbij dhe Kobanes në kontrollin e Damaskut zyrtar pas një marrëveshjeje që u ndërmjetësua nga Rusia. Media shtetërore siriane njoftonte dje se trupat ushtarake kanë nisur lëvizjen drejt veriut të vendit për të “përballur agresionin turk në territorin sirian”.

Ndërkohë burime të tjera mediatike po spekullojnë se marrëveshja mes kurdëve dhe Damaskut do të zgjerohet për të gjithë verilindjen e vendit, ku Turqia synon të krijojë një të ashtuquajtur Zonë Sigurie. Pala kurde ka bërë të qartë përmes përfaqësuesve të vet se nuk e ka përtypur mirë braktisjen që SHBA u bëri atyre.

Pas gjithçkaje, duket se fati i popullit kurd është që të braktiset. Ne bëmë gjithçka mundësm, ne i bëmë thirrje komunitetit ndërkombëtar…por kjo nuk solli ndonjë zgjidhje. Ne i bëjmë thirrje të gjithë popullit kurd që të tregonte solidariet, por askush nuk na e vuri veshin

tha lideri i këshillit ushtarak kurd të Kobanes, Ismat Sheikh Hassan.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kurdet deklaruan se ata e firmosen kete marrveshje me dhimbje te madhe dhe pa qejf! Thjesht si ai i mbyturi qe kapet pas fijes se kashtes. Pasojat e kesaj marrveshje do te duken pas shume vjetesh. Por shpresojme qe ky agresion ndaj tyre ti afroje ata edhe me shume tek panvarsia e shtetit te tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.