Turqia: Me ndërhyrjen në Siri ndaluam krijimin e shtetit kurd të PKK-së
Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar në një intervistë ëpr Kanal 7 në Turqi se operacioni ushtarak në Siri ka prishur një lojë të madhe. Sipas tij kjo është arsyeja pse aktualisht ka një zhurmë të madhe në arenën ndërkombëtare, krejt ndryshe nga rasti me operacionin “Dega e ullirit”.
Ne komunitetit ndërkombëtar ia kemi shpjeguar operacionin 'Burimi i Paqes' dhjetë herë më shumë sesa operacionin 'Dega e Ullirit'. Kemi njoftuar edhe vende të cilat më parë nuk i kishin njoftuar. Mirë, pra, pse reagimet atëherë ishin të pakta, kurse tani të shumta? Sepse ne prishëm një lojë të madhe. Kjo është e vërteta e kësaj zhurme. Këtu do të krijonin një shtet të PKK-së…
Me këtë operacion u qëlluan dy zogj me një gur. Ky ishte një oeracion shumë strategjik, i rëndësishëm dhe në kohë të duhur jo vetëm për ne, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë dhe gjithë rajonit
tha Çavuşoğlu.
Megjithëse Turqia ka ndërmarrë opeacionin mbi perspektivën e ndalimit të krijimit të një shtetit kurd të drejtuar nga Partia Punëtorëve të Kurdistanit, ajo ka lejuar që militantët peshmerga të largohen nga ajo që mendohet të jetë zonë sigurie mes Sirisë dhe Turqisë. Ankaraja ka premtuar se depërtimi i saj në Siri nuk do të kalojë të 30 km thellësi.
Comments
Bete shume mire qe e ndaluat
Bete shume mire qe e ndaluat shtetin e partise komuniste kurde! Tani lejoni shtetin kombetar kurd!
Add new comment