Sanksione Turqisë edhe nga BE-ja
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë miratuar së fundmi një mekanizëm që mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj personave dhe bizneseve turke. Sanksionet që mund të vendosen me këtë mekanizëm përfshijnë kufizim udhëtimesh, ngrirje të llogarive bankare dhe përjashtim nga e drejta për transferim fondesh nga BE-ja.
Shkak për vendimin është bërë shkelja e Zonës Eksluzive Ekonomike të Qipros për të cilën Ankaraja zyrtare ka bërë të qartë se nuk e njeh në formën dhe sipërfaqen që e pretendon Nikozia.
Pavarësisht këtij akti, Ministria e Jashtme turke ka përsëritur se askush nuk mund të ndalojë Turqinë të vazhdojë kërkimin në Mesdheun Lindor.
Add new comment