Turqia hap konsullatë të përgjithshme në Novi Pazar
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka njoftuar dje gjatë një konference për shtyp me homologun serb, Aleksandër Vuçiç se në Novi Pazar është rënë dakord të hapet një konsullatë e përgjithshme turke.
Sot ne po ndërmarrim një tjetër hap historik brenda kontekstit të marrëdhënieve tona dypalëshe. Serbia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Turqisë për hapjen e një konsullate të Përgjithshme në Novi Pazar
tha Erdogan që ndohet për një vizitë në Serbi.
Në Sanxhak jeton një pakice myslimane boshnjake për të cilën Turqia ka kërkuar të luajë rolin e mbrojtësit dhe përfaqësuesit. Është shkruar më herët se Vuçiç ia ka njohur këtë të drejtë Turqisë në këmbim të forcimit të marrëdhënieve. Aktualisht shkëmbimi tregëtar mes të dyja vendeve arrin në 1.2 miliardë dollarë dhe Erdogan u ka bërë thirrje kompanive turke të investojnë në Serbi.
Add new comment