Macron siguron Greqinë kundër Turqisë

Greqi ka marrë një garanci shtesë në përballjet e saj tradicionale me Turqinë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis se Franca nuk do të tolerojë cenimin e zonës ekskluzive ekonomike të Qipros.
Nuk do të tregojmë asnjë shenjë dobësie
është shprehur ai.
Nga ana e vet kryeministri grek, Mitsotakis, ka vënë në dukje miqësinë tradicionale mes të dyja vendeve, që arriti kulmin në revolucionin grek të 1821-t.
Qëndrimi i Francës në raport me Turqinë nuk është i ri, pasi aty strehohet komuniteti më i madh armen në Europë. Franca është një ndër vendet që ka mbrojtur përherë tezën e genocidit armen, e cila shihet në Ankara si politikë antiturke.
Add new comment