Nga kush duhet të shqetësohemi? Nga kërcënimet e Dendias, apo miqësia "monumentale" e Turqisë?
Gazmend Kapllani ka shkruar sot diçka për qëndrimet e ministrit të Jashtëm grek Dendias që ka kërkuar nga Shqipëria të zbardhë arsyet dhe rrethanat e vrasjes së Konstandin Katsifas në Bularat.
Në fakt, shkrimtarit në fjalë nuk duhet t’i biem në qafë. Ai ka hedhur reflektimet apo reagimin e vet në Facebook, prej nga ku ja kanë marrë ventilatorët mediatikë të qeverisë për të përcjellë kështu atë që kryeministri nuk e thotë dot. Pra që Greqia nuk e kërcënon dot Shqipërinë dhe se ajo nuk duhet të sillet sikur Shqipëria të jetë vilajet i saj.
Përdorimi i mesazheve të tilla që autorizohen nga individë me distancë higjenike nga zhvillimet politike të Tiranës nuk është i ri. Kemi parë aktorin e shquar Laert Vasili që për muaj të tërë po shqyhet në mbrojtje të idesë qeveritare të prishjes së teatrit. E akuzon dot Laertin për ndonjë gjë? Pra se është i implikuar me njërën parti apo tjetrën? Jo. Laerti ka qenë në Greqi ku u përball si alvanoz dinjitoz me shovinizmin grek për të riemigruar në Tiranë ku bëri pashaportizimin e patriotit.
E megjithatë ky qëndrim i Kapllanit meriton vëmendje. Sepse vërtet që Greqia ka probleme të mëdha, por në rastin e Katsifas ishte fat që në Athinë ishte qeveria e Tsipras, e cila në një mënyrë apo në një tjetër e uli tonin. Por kjo nuk do të thotë gjë. Një shtet serioz e ka detyrim ndaj vetes dhe parimeve mbi të cilat funksionon të zbardhë një vrasje, sidomos kur bëhet fjalë për një shtetas të vetin. Prokuroria shqiptare nuk ka ende një konkluzion për këtë ngjarje, ajo as flet, as shprehet. Rri e pret direktivën nga kryeministri i qëndrimeve me sms private që sot bën edhe ministrin e Jashtëm.
Kjo është shqetësuese sepse nxit dyshimin se ky organ po mbulon atë që mund të quhet një vrasje shtetërore. Nuk e shqetëson kjo gjë zotin Kapllani? Si intelektual po themi që është brumosur me humanizëm në harkun mes dy vendeve?
Alergjia ndaj Greqisë është vijë e vjetër sjelljeje në Tiranë. Ajo është trashëgimi e elitave myslimane të Jugut të Shqipërisë që kishin arsye thjesht ekonomike të acaroheshin me fqinjin jugor. Alergjia nuk është gjë e mirë. Ajo është irrituese dhe të shqetëson. Objektiviteti nga ana tjetër do të ishte i dobishëm.
Ne sot nuk e dimë p.sh – pikërisht sepse nuk na sqarojnë intelektualët e kalibrit Kapllani – se çfarë na rrezikon më shumë: kërcënimet e hapura të Dendias ndaj qeverisë shqiptare, apo memorialet turke në mes të Tiranës?
Memoriale që kremtojnë nderimin e urdhëruar të një ngjarjeje që presupozohet se brohoritet nga mbarë kryeqyteti shqiptar. Kush është më e rrezikshme dhe më shqetësuese: Dendias që siç na thotë Kapllani flet për konsum të brendshëm, apo ky memoriali i turqve, ardhur pas takimeve private të kryeministrit me Erdoganin?
Të bërtasësh greku, greku, kur butë e qetë, aktorë të tjerë kanë vënë nën këmbë mbarë qeverinë, është më së paku naivitet. Kjo i duhet qeverisë së hallexhiut të Tiranës që të devijojë vëmendjen nga skandale si ky i memorialit për të cilin nuk di të japë një përgjigje ligjore.
***
Shënim: Shkrimit në fjalë i është hequr një paragraf për shkak se siç u informuam zoti Kapllani ka reaguar për memorialin turk. Ky ishte një gabim yni, për të cilin kërkojmë ndjesë dhe sigurojmë se asgjë nuk ka qenë me keqdashje. Mendojmë se pjesa e mësipërme qëndron për të trajtuar argumentin e ngritur.
Comments
Mos u shqeteso per memorialin
Mos u shqeteso per memorialin, Bashkia e Tiranes ka nderuar edhe pushtuesit nazist, te vrare nga partizanet, do te nderoje edhe cifutet e vrare nga po te njejtet nazist. Ne te njejtin park, ndoshta prane njeri tjetrit. Bir Selman i nenes bir, ke te qaje me pare?!
Jane 50 to memoriale qe do te ngrihen.
Puna eshte se redaksia juaj eshte po aq islamofobe sa e tregoni me turkofobine tuaj. Dhe, ju nuk jeni te vetmit. Shume media ushqehen me ketegarniture te perditshme. Supozojme nuk na lidh gje me turqit, ( na lidh ord na lidh, historia, kultura, besimi dhe gjithshka) po me nazistet qe dogjen e shkaterruar, perse t'i nderojme, po me hebrejte c'fare na lidh? A mos Valle i vrame? Sic vrame njeri tjetrin per hesap dhe nder te Partise dhe Enverit?
Se fundi, nuk na ka pushtuar Turqia se po te na pushtonte do te bente mire, pasi do te pastronte kete shtet nga maskarejnjte qe Perendimi me Ameriken na i ka lene mbi koke per 30 vjet dhe po e rjepin kete popull.
Aqif, do pak kurajo qe te
Aqif, do pak kurajo qe te akuzosh tjetrin per islamofobi apo turkofobi. Dua te them kurajo qe ta thuash dhe mandej te merresh seriozisht, pas fjale ne ere leshon kushdo.
Grushti i shtetit ne Turqi nuk eshte histori e perbashket turko-shqiptare, por nje ngjarje historike vetem dhe vetem e Turqise. Ndaj memoriali ne Tirane eshte asgje me shume sesa nje ulje pantallonash nga Shqiperia perpara kerkesave te Erdogan, i cili edhe ne vendin e vet nuk ka konsensus per ate qe ndodhi. Se cfare ka marre ne kembim qeveria shqiptare ljo mbetetet per t’u pare, por mungesa e zyrtareve te larte aty deshmon sikletin e nje memoriali qe nuk besoj se do ta kete te gjate ne Tirane.
Tjeter pune nese do te kishim ndonje permendore apo monument nga ndonje dijetar osman. Por ky nuk eshte rasti.
Ndaj eshte mire qe fjalet te maten.
Turkofobia ketu shihet
Turkofobia ketu shihet ashiqare dhe nuk kam fjale tjeter per ta zevendesuar.
E perbashketa ne kete ngjarje eshte se Gulenistet jane ne Shqiperi ne cdo zyre shtetare. Une te dolla dy shembuj me lart qe, shqiptaret nuk i lidh asgje.
Edi dhe qeveria e tij dhe ky shtet kane marre shume ndihma nga qeverite turke, pa dallim se kush ishte ne pushtet por ja qe jargavitesve te perendimit nuk i pelqen sepse skllaverimi dhe roberimi ne emer te "demokracise perendimore" iu duket paradise, njesoj sikur ballareve te tyre dikur diktarura komuniste.
Aeroportin e Vlores, Jane shtetet Perendimore qe po e pengojne dhe nuk e lejojne te ndertohet sspse mjerimi ne kete vend eshte demokraci per ta. Jemi bere si Afrike, ku, kur Kina financon atje, perendimi inatoset, por vete e ka lene kete continent ne mjerim.
E sa per memorialin. Do te jete aty, sepse tymnaja dhe llumi internetit nuk ka cfare t' I beje, e as ai grushti i 15 jeziterve qe doli para 3 ditesh, nje group debilesh qe si te shpengulur ne Tirane duan te lozin patriotin me urrejtje karshi nje populli vella kur, vendlindjet e tyre i kane boshatisur. Aq shume e duan kete vend.
Aqif, monumenti i sapo
Aqif, monumenti i sapo-ngritur ne kujtim te lojes gjeo-politiko-fetare erdoganisto-gyleniste, nuk ka te beje fare me Turqine, por me bythlepirjen (servilizmin) e pushtavetarve tane ndaj Erdoganit. Nese Bashkia e Tiranes, apo shteti shqiptar duan te ngrene nje perkujtimore ne nder te Turqise, kjo eshte mjaft e mirpritur nga kushdo shqiptar, si bie fjala nje perkujtimore per nder te Ataturkut, apo per nder te krijimit te Turqise me 1923. Por jo te ketilla monumente, qe kane te bejne me lojrat e shtetit te tashem turk. Thirri pak mendjes dhe leri emocionet fetare!
"Alergjia ndaj Greqisë është
"Alergjia ndaj Greqisë është vijë e vjetër sjelljeje në Tiranë. Ajo është trashëgimi e elitave myslimane të Jugut të Shqipërisë që kishin arsye thjesht ekonomike të acaroheshin me fqinjin jugor. Alergjia nuk është gjë e mirë. Ajo është irrituese dhe të shqetëson. Objektiviteti nga ana tjetër do të ishte i dobishëm."- thoni ju.
Kam pershtypjen qe greket problemin me te madh a e kane kane patur me ortodokset shqiptare qe nuk pranonin te quheshin greke se sa me keto elitat myslimane qe permendni ju. Dhe mos harroni qe nga patriotet me te medhenj shqiptare qe kane luftuar kunder ndikimeve greke ne Shqiperine jugore kane qene ortodokse....
Nuk eshte mire qe perdorni
Nuk eshte mire qe perdorni fene per te mbeshtetur argument. Dihet se feja eshte mjet dhe tjetergje eshte besimi. Qe rrezikohemi me shume nga nje vend qe po shkon dhe me shume drejt lindjes sesa nje vend qe eshte anetar i BE-se, nuk do shume mend.
Add new comment