turqi
Korrupsioni me tenderin e uniformave të policisë, dyshohet se janë prodhuar në Shqipëri dhe jo në Turqi
Prokuroria e Tiranës do të bëjë sekuestrimin e llogarisë bankare të kompanisë “Marsi-&AL”, e cila ishte fituese e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit. Kjo gjë do të bëhet pasi dyshohet se kompania në fjalë, përveç veprës penale të mashtrimit, mund të ketë kryer edhe atë të falsifikimit të dokumenteve.
Mësohet se nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo kompani ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash si detyrim për prodhimin e uniformave, dhe pikërisht për këtë gjë është vendosur edhe bllokimi i llogarisë bankare.
Sulm me raketa mbi aeroportin Diyarbakir në Turqi
Aeroporti turk i Diyarbakir në Turqi është goditur dje në mbrëmje me raketa. Nga njoftimet nuk ka patur të vrarë dhe sulmi nuk është marrë përsipër nga askush ndonëse mediat hedhin dyshime për autorësi kurde.
Përgjaket dasma në Turqi, Erdogan drejton gishtin nga Shteti Islamik (Video)
Turqia juglindore u godit mbrëmë nga një sulm kamikaz që ka shkaktuar 50 të vdekur e mbi 100 të plagosur. Një person dyshohet se hodhi veten në erë gjatë një ceremonie martesore në qytetin Gazentiep në afërsi të kufirit me Sirinë.
Presidenti tur Rexhep Taip Erdogan reagoi ashpër duke akuzuar Shtetin Islamik për këtë sulm që sipas ka për qëllim të destabilizojë Turqinë.
Reagon kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj: U bëftë ajo që është me e hajrit për popullin turk
Reagimeve për ngjarjet në Turqi u është shtuar edhe ai i kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. Indodhur në SHBA me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan në Washington D.C. me rastin e festës së Fitër Bajramit, Bruçaj ka reaguar me një postim në facebook, duke mos u pozicionuar politikisht, por duke uruar për normalizimin sa më shpejt të situatës.
Erdogan nis ofensivën, pezullohen nga detyra 2 745 gjyqtarë dhe prokurorë
Erdogan mbeti në pushtet pas përpjekjes për ta rrëzuar me armë, por tani nis edhe faza më delikate e kthimit të Turqisë në normalitet. Pasi siç po duket dhe siç edhe presidenti turk paralajmëroi, pastrimi nga “tradhëtarët” do të jetë masiv. Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende një version zyrtar për skemën e veprimit të organizatorëve të grushtit të shtetit, emrat e tyre, hierarkinë e organizimit etj.. Thjesht është bërë e qartë se ushtria do të sapstrohet nga një fraksion rebel. Dhe me ushtrinë Erdogan shtrin shumë pushtetin e tij. Por nuk është vetëm kjo.
Turqi, ushtria deklaron marrjen e pushtetit dhe krijimin e Këshillit të Paqes. Premtohet kushtetutë e re
Ushtria turke ka deklaruar marrjen e pushtetit dhe vënien në zbatim të gjendjes së jashtëzakonshme. Përmes një deklarate dërguar me e-mail në televizonet turke, përfaqësuesit e atij që tashmë mund të quhen organizatorë të grushtit të shtetit, janë shprehur se “Turqia do të mabjë të gjitha marrëdhëniet me jashtë dhe zbatimi i ligjit do të mbetet prioritet”. Po kështu thuhet se është premtuar një kushtetutë e re dhe se shekullarizmi është cenuar.
Zëra për grusht shteti në Turqi. Kryeministri Yildirim mohon: Ishte një aksion i paautorizuar nga një grup ushtarak. Qeveria mbetet në detyrë
Një situatë krejt e pazakontë ka ndodhur sot në Ankara të Turqisë. Mediat raportuan të shtëna armësh dhe lëvizje tankesh në rrugë. Po kështu trafiku i makinave u bllokua në urën e Bosforit dhe atë Sulltan Mehmet Fatihu në Stamboll. BBC-ja citon kryeministrin turk, Binali Yildirim, sipas të cilit “një grup ushtarak ka kryer një aksion të paautorizuar”. Yildirim ka mohuar zërat për një grusht shteti dhe ka shtuar se “qeveria është ende në detyrë”. Nuk dihet mirë sesi qëndron puna, por në kryeqytetin turk janë parë të fluturojnë edhe avionë ushtarakë.
Miq të pandashëm, jo më vëllezër. Oferta për trajtim fiskal preferencial dhe zona të lira ekonomike
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin Erdogan dhe kryeministrin Yildirim. Në takimin me këtë të dytin janë diskutuar një sërë çështjesh, mes të tjerave edhe terrorizmi që goditi Turqinë së fundmi. Gjatë fjalës së vet, Edi Rama ka nënvizuar bashkëpunimin ekonomik e tregëtar, në fushën e arsimit dhe energjetikës. Duke e parë vizitën edhe si një rast për urimin e kortezisë për Yildirim që sapo ka marrë detyrën, kryeministri shqiptar ka hequr dorë edhe nga terminologjia vëllazërore me turqit, përdorur shpesh vitet e fundit.
Një vit burg pse postoi këtë fotomontazh në Facebook
Një gjykatë në Antalia të Turqisë ka dënuar me një vit burg shtetasin Rifat Çetin për fyerje të figurës së presidentit Reccep Tayyip Erdogan. Çetin u dënua edhe me humbjen e të drejtave prindërore pasi në vitin 2014 postoi në profilin e tij në Facebook një fotomontazh ku Erdogan asociohej me Gollum, personazh i filmit “Zoti i Unazave”. Por Çetin ka deklaruar se do të apelojë pasi në kohën kur ai ka postuar këtë fotomontazh, Erdogan ishte kryeministër. Ndërkohë në Turqi janë kallëzuar 1 800 njerëz, përfshirë karikaturistë dhe ish-Mis Turqia për fyerje të Erdogan.
Masakër në qendër të Stambollit, 11 të vrarë nga shpërthimi pranë një stacioni autobusi (Foto)
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Stambollit. Një makinë e parkuar afër një stacioni autobusi u hodh në erë duke shkaktuar të paktën 11 të vrarë e dhjetra të plagosur. Mes viktimave 7 janë punonjës policie dhe 4 qytetarë. Bilanci është ende paraprak dhe numri i viktimave pritet të rritet.