Turqi, ushtria deklaron marrjen e pushtetit dhe krijimin e Këshillit të Paqes. Premtohet kushtetutë e re
Ushtria turke ka deklaruar marrjen e pushtetit dhe vënien në zbatim të gjendjes së jashtëzakonshme. Përmes një deklarate dërguar me e-mail në televizonet turke, përfaqësuesit e atij që tashmë mund të quhen organizatorë të grushtit të shtetit, janë shprehur se “Turqia do të mabjë të gjitha marrëdhëniet me jashtë dhe zbatimi i ligjit do të mbetet prioritet”. Po kështu thuhet se është premtuar një kushtetutë e re dhe se shekullarizmi është cenuar. Raportohet për krijimin e një “Këshilli të Paqes” pavarësisht besimeve, gjuhës dhe racës, i cili ka deklaruar garantimin e lirisë për qytetarët turq. “Reuters” citon një burim nga zyrtarët e BE-së në Turqi, sipas të cilit ushtria kontrollon aeroportet dhe pikat strategjike në Stamboll. Po kështu është marrë edhe televizioni shtetëror.
Zyra e shtypit e presidentit Erdogan ka deklaruar se presidenti është i sigurtë. Ai ka deklaruar se grushti është vepër një minoriteti brenda ushtrisë.
Add new comment