Përgjaket dasma në Turqi, Erdogan drejton gishtin nga Shteti Islamik (Video)
Turqia juglindore u godit mbrëmë nga një sulm kamikaz që ka shkaktuar 50 të vdekur e mbi 100 të plagosur. Një person dyshohet se hodhi veten në erë gjatë një ceremonie martesore në qytetin Gazentiep në afërsi të kufirit me Sirinë.
Presidenti tur Rexhep Taip Erdogan reagoi ashpër duke akuzuar Shtetin Islamik për këtë sulm që sipas ka për qëllim të destabilizojë Turqinë.
Ai tha se Turqia nuk do të përulet dhe se ajo do të qëndrojë edhe më e bashkuar përballë këtyre sulmeve. Erdogan kërkoi nga perëndimi të tregohet më e ashpër ndaj kudërve të Kurdistanit që vetëm në dy muajt e fundit kanë shkakruar më shumë se 70 viktima nga sulmet në Turqi.
Add new comment