tahiri
863 mijë eurot dyshohet se janë të Tahirit
Prokurorët e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj dyshojnë se paratë e sekuestruara në automjetin e biznesmenit O.S., lidhen me ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.
Sipas tyre, itinerari që makina u nis nga Rinasi ishte i çuditshëm. Ata i thanë Gjykatës se gjetja e 250 eurove false në sasinë prej 863 mijë eurosh vërteton se nuk janë tërhequr nga banka dhe ishin të hedhura kuturu në makinë.
Policia e Sajmirit para fshesës së Vettingut
Pastrimi i radhëve të policisë nga efektivët e korruptuar apo me lidhje kriminale është detyra që ka marrë përsipër ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Objektivi është që brenda vitit të hartohet drafti ligjor dhe më pas të kalohet në fazën konkrete të Vetting-ut. Por sipas ministrit është herët të thuhet se sa punonjës policie do të preken nga fshesa e Vetting-ut.
Mbi "gomistët" e dosjes "Tahiri
A di ndokush ndonjë rast burgosjeje për ndonjë politikan në Shqipëri në këto dy dekada? Për aq sa dimë nuk ka një të tillë. Edhe rasti I hetimit të Ilir Metës pas videos me Dritan Priftin na e konfirmon këtë.
Saimir Tahiri del jashtë Shqipërisë, Kuvendi votoi moslejimin e një veprimi të tillë
Që prej ditës së djeshme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ndodhet në Shqipëri, një veprim që s’duhet ta kishte kryer. Të paktën kështu ishte rënë dakord me anë të një dokumenti të firmosur si nga maxhoranca e majtë në Kuvend ashtu edhe nga opozita.
Largimi i një drejtori si "Top-Story" i një loje pushteti
Lajmi për largimin nga detyra e drejtorit të informacionit të Top-Channel, Sokol Balla, është kaluar me një njoftim të thatë nga televizioni në fjalë. Sipas tekstit publikuar dje në faqen online të TCH, pas zhurmës që u bë për këtë çështje, thuhet se Balla qëndron në emsionin Top-Story por nuk është më drejtor informacioni.
Hetime për konfirmimin e kontakteve Tahiri-biznesmeni S.
“Shqiptarja.com” raporton sot se prokuroria e krimeve të rënda dyshon se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka udhëtuar në makinën e O.S., personi i arrestuar pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të Tahirit. Gazeta i referohet burimeve sipas të cilave,
Rrethi i kujtesës!
Lulzim Basha denoncoi të hënën përfshirjen e Paulin Ndreut, (vëllait të deputetit socialist, Pjerin Ndreu) në procedurat për lëshimin e dy patentave lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
"Rilindja Demokratike": Saimir Tahiri, vizitë në shtëpinë e biznesmenit Lefter Sota
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” shkruan sot se ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka qenë të premten në shtëpinë e biznesmenit Lefter Sota, djali i të cilit është ndaluar nga policia në Elbasan. Sipas kësaj gazete “Tahiri ka kërkuar të qetësojë familjarët e mikut të tij dhe t’u kërkojë që të mos flasin. Mësohet se vizita është bërë rreth orës 21:00..”.
Politikë "Sponsored" në Facebook
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook dy patentat e lundrimit që mbajnë emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. E veçanta këtu është se Berisha ka promovuar fotolajmin në një postim me pagesë siç shihet edhe në foto, ndonëse me algoritmin e Facebook, normalisht postimi u shkon të paktën 50 mijë ndjekësve nga 1 068 861 që ka Berisha.
Të tjera telashe për Sajmir Tahirin
Të tjera telashe për Sajmir Tahirin pas ndalimit të një 25 vjeçari në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën 2 patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm. Për dy patentat për mjete lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Sajmit Tahiri, mësohet se 25 vjeçari me inicialet O.S. ka deklaruar se i kishte harruar në makinën miku i tij që ishte shofer i ish-minitrit të Brendshëm. Dy patentat mbajnë gjeneralitetet dhe fotot e Sajmir Tahirit, njëra prej të cilave e lëshuar më 26 korrik 2017.