Saimir Tahiri del jashtë Shqipërisë, Kuvendi votoi moslejimin e një veprimi të tillë

Postuar në 18 Nëntor, 2017 21:56

Që prej ditës së djeshme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ndodhet në Shqipëri, një veprim që s’duhet ta kishte kryer. Të paktën kështu ishte rënë dakord me anë të një dokumenti të firmosur si nga maxhoranca e majtë në Kuvend ashtu edhe nga opozita.

Dokumenti mësohet të jetë miratuar në 25 tetor dhe shpjegon se Kuvendi i ka dhënë autorizim Prokurorisë për kontrollin e banesës së Tahirit por edhe për mos lejimin e daljes jashtë shtetit. Dokumenti është firmosur edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Megjithatë, prokuroria nuk e bllokoi asnjëherë pasaportën e ish-ministrit.

Çfarë përmban dokumenti

Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri.

Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale.

TemaTV

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.