studentet
Pakti i pamundur, në grevë edhe pedagogët
Qeveria nuk po arrin të normalizojë situatën në Universitete, të paralizuara që prej fillimit të dhjetorit kur dhe nisi protesta e studentëve. Pjesa që vazhdon t’i rezistojë, mesa duket ka qëllimin politik për të rërzuar Ligjin për Arsimin e Lartë dhe kjo shkon përtej një lëvizje tarifash dhe kushtesh më të mira në konvikte.
Policinë në Universitete e çoi Partia (Letra)
Policia është zhvendosur prej dy ditësh në fakultete për të “normalizuar” situatën e krijuar nga bllokimi i auditoreve. Madje efektivë të saj nuk kanë nguruar të përplasen me studentët. Me ligj forcat e rendit e kanë të ndaluar hyrjen në Universitete dhe çdo lëvizje mund të bëhet vetëm me kërkesë të vetë Universiteteve.
Një kërkesë e tillë është bërë dhe mban firmën e Administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa.
Policia ndihmon bashkëqeverisjen në fakultete (Video)
Studentët kanë bojkotuar sërish auditoret këtë të mërkurë. Momente tensioni ka patur në Universitetin Politektnik kur studentët tentuan të nxjerrin bankat në korridor.
Rojet e sigurisë së Universitetin lajmëruan më policinë për bllokimin e ambienteve.
Edhe në Fakultetin e Histori –Filologjisë studentët bllokuan korridoret. Studentët kanë vendosur që të qëndrojnë brenda fakulteteve në shenjë protestë, ndërsa një pjesë kanë vijuar marshimin para kryeministrisë, ambasadës amerikane dhe ministrisë së Arsimit.
Monologu nokturn si teatër i dialogut me studentët
Kryeministri është zgjuar mirë sot. Ai ka tha se ka folur me studentët deri në orët e para të mëngjesit për çështjet e protestës, tarifave etj. E pas këtij cele-dialogu performues të orëve të natës, gazeta “shqiptarja.com” ka sjellë disa prej mesazheve që janë shkëmbyer me kryeministrin.
Një sistem i bojkotuar jo vetëm për tarifat
Masivitetin e ditëve të dhjetorit nuk po e shohim në protestat e studentëve të fillim-Janarit, por sistemi Universitar vijon të jetë në kolaps edhe pas aplogjisë së kryeministit që u shoqërua me shkarkimin e 8 ministrave.
Protesta e studentëve megjithatë ka dy zhvillime të rëndësishme, bojkotin e auditoreve dhe zhvendosjen e protestës para ambasadës amerikane, e cila nuk është prononcuar deri më tani për çështjen e studentëve, ndryshe nga Bashkimi Europian që sugjeroi dialog mes qeverisë dhe studentëve.
Kryeministri: Do ta kap edhe protestën e studentëve si çdo gjë tjetër
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp me gazetarë gjatë së cilës ndër të tjera tha:
Plani është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve. Do e kap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme
Rama po ashtu rrëzoi çdo mundësi për abrogimin e ligjit "Për arsimin e lartë".
Çeçua i dialogut firmosi (Video)
Nuk firmos pa dialoguar thoshte kryeministri Rama në takimet e improvizuara me freshistë që mblidheshin në sallat e auditorëve për t’u prezantuar si përfaqësi studentësh që nuk kishin zgjedhur gjuhën e rrugës por të komunikimit.
Dialog me studentët, kryeministri kalon pasditen në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Pakti për Arsimin apo Pakti për mashtrimin?
Kush ka ndjekur turin e dialogut mes kryeministrit Edi Rama dhe studentëve, mund të ketë vënë re se kreu I qeverisë ka përsëritur dhe vazhdon të përsërisë fjalën Dialog.