studentet
Të ka mbetur vetëm Kazani...
Servilët kanë nisur të dalin nga kllapia e ditëve të para. Ditëve kur mediat e pushtetit nuk dinin se çfarë të thoshin për protestën, për studentët. U zgjatën, në majë të gishtave, kryeministri i pari si më skërfyelli i të majtës, për të parë ndonjë Luli, apo ndonjë Monika në turmë.
Studentë, takojeni Kryeministrin. Mos kini frikë nga logoreja dhe gjatësia e tij!
Për protestën e studentëve ka folur sot në gazetën “Dita” historian dhe studiuesi Pëllumb Xhufi, që qysh në hapje e quan atë një lajm të mirë, apo si të vetmen protest demokratiek të viteve të fundit. Sipas Xhufit përgjegjësia për shkatërrimin e universitetit fillon me Partinë Demokratike që e plaçkiti atë duke caktuar aty militantët e vet të përjetshëm. Por PS-ja nga ana e vet ka përgjegjësinë e vet sidomos me ligjin “Për Arsimin”, miratuar në vitn 2015.
Përgjigje me pamje nga lart!
Për momentin peshorja e imazhit është në anën e kryeministrit sa i takon masës që vazhdon të ketë përballë nga ajo që nisi si protestë e studentëve, por që ditët e fundit duket se ka rënë në duart e PD-së.
Edhe Presidenti i Republikës pro idesë së dialogut
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin për buxhtin duke arsyetuar se deputetët duhet të marrin në konsideratë dhe të reflektojnë edhe kërkesat e studentëve.
Puç, shuplakë, moral, premtime....
Protesta e studentëve u zhvendos këtë të enjte përballë parlamentit që u mblodh në seancën e radhës, në një situatë ku qeverisë i është vënë ultimatum për të plotësuar 8 pika për çështje të arsimit të Lartë.
Ashtu si qeveria është kapur gafil me këtë protestë, edhe studentët vazhdojnë të jenë pa kokë dhe pa artikulime politike për momentin, ndonëse protesta i është imponuar axhendës politike dhe mediatike në vend.
Kryeministri në reagimin e radhës nga foltorja e parlamentit foli për shuplakë ndaj qeverisë, puç kundër qeverisë, predikoi moral dhe u ofrua për dialog.
Një shans për Presidentin që të negociojë me studentët
Studentët duket se nuk pranojnë asnjë negociatë për kërkesat e tyre. Protesta ka hyrë në fazën e përdorimit në rastin më të keq dhe të anarkisë në rastin më të mirë, derisa asnjë prej poleve të saj nuk është i gatshëm të pajtojë këreksat me detyrimin që ato të kthehen në politika. Për të arritur këtë është e domosdoshme negociata që nuk kompromenton askënd.
Pas jelek-verdhëve, në protestë edhe studentët francezë
Në Francë protesta e jelek-verdhëve është pasuar nga një protest e studentëve që kundërshtojnë tarifat në universitete. Sipas France 24, politika franceze i ësghtë druajtur bashkimit të studentëve me punëtorët që nga viti 1968 kur edhe u sanksionua fundi politik i Charles de Gaul pikërisht nga protestat e studentëve.
Koha që studentët të jenë seriozë me protestën e tyre
Protesta e studentëve ka vijuar edhe sot me një pjesëmarrje të konsiderueshme. Me të njëjtin ritëm si në ditët e shkuara, me gjetjet e veçanta në pankarta, që sa vijnë e shtojnë dozën e ironisë deri në kufijtë e mungesës së seriozitetit, protesta po e vendos në vështirësi serioze imazhin e qeverisë e cila nuk ka një përgjigje të përshtatshme deri më tani.
Rama reagon për protestën: S'marr ultimatume
Kryeministri Rama ka reaguar për protestën e sotme masive të studentëve, ku pranon parimisht se është dakord me 8 pikat e tyre, por ripërsërit thirrjen për dialog.
Postimi i Plotë i Rames:
Kjo s'është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t'i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.
Studentët derdhen në rrugën e Durrësit (Live)
Studentët po mbajnë sot ptotestën më masive që prej nisjes së lëvizjes për të drejtat e tyre dhe tarifa më të ulëta në universitete.
Në të gjithë vendin është lajmëruar bojkoti i auditorëve dhe bashkimi me protestën që zhvillohet në kryeqytet. Mësohet se protestës i janë bashkuar edhe gjimnazistët që po ashtu kanë refuzuar të hyjnë në mësim.
Studentët kanë refuzuar ftesën për dialog të bërë nga kryeministri duke i kërkuar të firmosë 8 pikat që ata i kanë bërë të ditura.