Një shans për Presidentin që të negociojë me studentët

Studentët duket se nuk pranojnë asnjë negociatë për kërkesat e tyre. Protesta ka hyrë në fazën e përdorimit në rastin më të keq dhe të anarkisë në rastin më të mirë, derisa asnjë prej poleve të saj nuk është i gatshëm të pajtojë këreksat me detyrimin që ato të kthehen në politika. Për të arritur këtë është e domosdoshme negociata që nuk kompromenton askënd.
Në këto kushte ngjan se personi i Edi Ramës është problemi në vetvete, ndaj ndoshta është e udhës që në lojë të hyjë Presidenti i Republikës. Sot Ilir Meta ka postuar një foto nga alpet e Shqipërisë, duke folur për bukurinë e tyre. Z. Meta ndoshta ka për momentin një mundësi përntë ndërhyrë në mesin e një situate që po duket pa kokë. Audienca e Presidentit do të zgjidhte handikapin që krijon personi i Edi Ramës, ndërkohë që do të sqaronte nëse protesta do të mjaftohet me kaq apo do të përshkallëzojë në kërkes për rrëzimin e qeverisë. Do të ishte gabimi më i madh nëse Edi Rama do të rrëzohet për arsyet e gabuara.
Comments
agronmema16@gmail.com
Cilat qenkan sipas jush arsyet e gabuara,rama duhet te rrezohet per cdo lloj arsye ,edhe per keto qe kerkojne studentet
Add new comment