srebrenica

OKB miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Postuar në 23 Maj, 2024 18:53

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që  shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda kaloi me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia votuan pro, ndërsa nga vendet e BE-së votoi kundër Hungaria. Greqia, Sllovakia dhe Qiproja abstenuan.

Kundër votuan edhe Kina, Rusia, Bjellorusia, Kuba dhe Nikaragua.

Brnabiç: Rezoluta për Bosnjen fshin shekullin XX dhe krijon një histori të re

Postuar në 22 Maj, 2024 15:49

Kryeparlamentarja serbe, Ana Brnabiç, e cilësoi të turpshme rezolutën e Gjermanisë për Srebrenicën, që pritet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

Nuk mund ta kuptoj pse Gjermania po e bën këtë, si është e mundur. A e ka pyetur dikush veten për këtë shuplakë në fytyrën e gjithë botës dhe historisë,” tha ajo për TV Happy, një media pro qeverisë në Serbi.

Drafti final/Në Srebrenicë u krye Genocid

Postuar në 18 Maj, 2024 13:38

Draft rezoluta për Srebrenicën është kompletuar si tekst dhe ka marrë në konsideratë propozimet e Malit të Zi. Në hyrje të saj theksohet se:

Përgjegjësia kriminale nën ligjin ndërkombëtar për krimin e genocidit është individuale dhe nuk mund t’i atribuohet ndonjë etnie, besimi fetar apo grupeve të tjera si dhe komuniteteve si të tëra

Është hedhur ideja e reparacioneve nga Serbia për Srebrenicën

Postuar në 17 Maj, 2024 14:32

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, shprehet se kohë të vështira e presin vendin e tij. Në një intervistë për RTS, Vuçiç ka thënë se rezoluta për Srebrenicën nuk do të shtyhet më dhe se ajo përfaqëson një hap kritik që nuk ndëshkon një komb, por nuk përfaqëson një tribut për viktimat. Vuçiç ka folur edhe për “një ide për të kërkuar reparacione nga Serbia”, diçka që do ta vendoste Beogradin në një pozitë jo shumë të favorshme.

Shqipëria, lobim për rezolutën e Srebrenicës në OKB

Postuar në 28 Prill, 2024 15:47

Shqipëria është pjesë e grupit të miqësisë për Srebrenicën bashkë me Gjermaninë, Francën Ruandën dhe Bosnje-Hercegovinën. Në një reagim zyrtar për MCN, Ministria e Jashtme konfirmoi se shteti shqiptar është përfshirë në lobim për miratimin e rezolutës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që dënon genocidin në Srebrenicë në vitin 1995.

Raporti/“Në Srebrenicë nuk pati gjenocid”

Postuar në 24 Gusht, 2021 22:46

Ajo që ndodhi në Srebrenicë në periudhën 1992-1995 nuk ka qenë gjenocid. Në këtë konkluzion ka mbërritur Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Studimet mbi Vuajtjet e të Gjitha Kombeve, i formuar nga qeveria e Republikës Srpska.

Siç raportojnë mediat serbe, Gideon Greif, kreu i këtij komisioni, tha se hetimi ka nxjerrë se në Srebrenicë janë kryer krime të tmerrshme, por nuk ka pasur gjenocid.

“Europa nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin”

Postuar në 11 Korrik, 2021 15:56

Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e të mos qenit e aftë të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës, thanë zyrtarët më të lartë të BE-së sot, në ditën kur përkujtohet masakra më e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore në Europë.

Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për njohjen e Genocidit në Srebrenicë

Postuar në 18 Qershor, 2021 10:10

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njeh ngjarjen e Srebrenicës si Gneocid. Vetë titullimi: “Rezolutë mbi Genocidin në Srebrenicë” dëshmon për qëndrimin e shtetit të vogël ballkanik mbi një ngjarje që ka provokuar debate të gjata mbi një ndër episodet më tragjike të luftës së Bosnjes.

Përmes këtij dokumenti, Parlamenti i Malit të Zi: 

Dënon fuqimisht genocidin në Srebrenicë;

Me vendim gjykate/Prishet Kisha e kontestuar në Srebrenicë

Postuar në 06 Qershor, 2021 14:14

"Më në fund morëm drejtësi. Kjo është dita më e bukur e jetës sime”, tha 78 vjeçarja Fata Orloviç, në truallin e së cilës ishte ndërtuar një kishë ilegalisht në vitin 1998. Grindja për të drejtat e tokës në fshatin boshnjak, Konjeviç Polje i ka rrënjët në luftën e Bosnjes (1992-1995). Familja e Orloviç duhej të largohej atëherë për shkak të luftës dhe të linte pas tokat. Disa pjesëtarë të kësaj familjeje myslimane, mes tyre edhe bashkëshorti i Fata Orloviç u vranë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Srebrenica si referencë për padinë ndaj Serbisë për gjenocid

Postuar në 20 Maj, 2021 14:46

Pages

Subscribe to RSS - srebrenica