OKB miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Postuar në 23 Maj, 2024 18:53

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që  shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda kaloi me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia votuan pro, ndërsa nga vendet e BE-së votoi kundër Hungaria. Greqia, Sllovakia dhe Qiproja abstenuan.

Kundër votuan edhe Kina, Rusia, Bjellorusia, Kuba dhe Nikaragua.

Serbia dhe Republika Sërpska e kanë kundërshtuar rezolutën, duke u shprehur se ajo do ta etiketojë gjithë popullin serb si "mbështetës" të vrasjeve masive.

Ambasadorja e Gjermanisë, Antje Leendertse, në fjalën e saj para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se "rezoluta drejtohet kundër askujt - as kundër Serbisë, anëtare e vlefshme e kësaj organizate".

"Rezoluta shënjestron vetëm autorët e gjenocidit", tha Leendertse.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se bëhet “fjalë për një "rezolutë shumë të politizuar" që "nuk do t'i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon".

Në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë mbi 8 000 burra dhe djem boshnjakë.

Çdo 11 korrik Bosnja e Hercegovina përkujton masakrën e Srebrenicës, më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.