Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për njohjen e Genocidit në Srebrenicë
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njeh ngjarjen e Srebrenicës si Gneocid. Vetë titullimi: “Rezolutë mbi Genocidin në Srebrenicë” dëshmon për qëndrimin e shtetit të vogël ballkanik mbi një ngjarje që ka provokuar debate të gjata mbi një ndër episodet më tragjike të luftës së Bosnjes.
Përmes këtij dokumenti, Parlamenti i Malit të Zi:
Dënon fuqimisht genocidin në Srebrenicë;
Njeh se genocidi ndodhi në territorin europian pas Luftës së Dytë Botërore në të cilin u vranë 8000 civilë boshnjakë;
Ndalon mohimin publik të ekzistencës apo minimizimin e genocidit në Srebrenicë;
Deklaron 11 korrikun si Ditën e Kujtesës për Viktimat e Srebrenicës;
Konfirmon vendosmërinë e shtetit të Malit të Zi, një anëtar me të drejta të plota në NATO, në afirmimin e vlerave të paqes dhe stabilitetit;
U bën thirrje institucioneve kompetente të hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që akuzohen për genocidin në Srebrenicë, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Ky është një hap që në planin diplomatik e vendos Serbinë në një pozitë jo të pëlqyeshme përderisa ajo akuzohet si përgjegjëse kryesore për akte të tilla në Bosnje-Hercegovinë. Rezoluta u miratua me 55 vota pro dhe 19 kundër.
Comments
ka nje pjese shume
ka nje pjese shume interesante ne filmin Qou Vadis Aida 2020 ne kete pozicion te videos
https://youtu.be/eKVsNvA9zmI?t=84
ushtari serb ne film pyet civilin boshnjak para se ti mernin e ti pushkatonin boshnjaket meshkuj (tek i thone qe jane familje e civile te gjithe) :
па с ким ратујемо четири годони јебем вам мајку вам јебем ...
perkthimin e keni ne anglisht ne video, per ata qe nuk hane serbisht.
E Aida (perkthyesja ne kampin e hollandezeve e UNse te tredhur) qe nuk le gur pa levizur i humbet djemte e saj.
Shiheni se eshte film vertet i mire, dhe realizuar nga aktore profesioniste, qe ndoshta ua ka zene syri ne prodhimtarine kinematografike te vendit fqinj.
E ka ardhur koha tashme ata te mbijetuarit ne kosove e bosnje t'ju pyesin te njejten pyetje serbeve (duke nenvizuar kete pjese: јебем вам мајку вам јебем), qe po mundohen te bejne te paditurin e te pafajshmin.
Kosova ka gjithe te drejten e zotit ta akuzoje Serbine per genocid si dhe Bosnja qe e hengri dhe me thelle ne kete pike, tek shpresonte ne vellazerine jugosllave, se historine e tmerrshme te asaj kohe e vendi te Ballkanit, ata qe e kane pare dhe kane guximin ta tregojne nuk kane per ta haruar kurre!
Mitologjite serbe pastaj le ti mbajne per vete serbet e tua mesojne brezave qe vijne ... se per sa kohe veprojne keshtu serbet, do i kthejne me autobusa ne kufi, si dhe ua kane bere.
Add new comment