Me vendim gjykate/Prishet Kisha e kontestuar në Srebrenicë

Postuar në 06 Qershor, 2021 14:14

"Më në fund morëm drejtësi. Kjo është dita më e bukur e jetës sime”, tha 78 vjeçarja Fata Orloviç, në truallin e së cilës ishte ndërtuar një kishë ilegalisht në vitin 1998. Grindja për të drejtat e tokës në fshatin boshnjak, Konjeviç Polje i ka rrënjët në luftën e Bosnjes (1992-1995). Familja e Orloviç duhej të largohej atëherë për shkak të luftës dhe të linte pas tokat. Disa pjesëtarë të kësaj familjeje myslimane, mes tyre edhe bashkëshorti i Fata Orloviç u vranë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Bosnien Herzegowina Konjevic Polje Abriss Kirche

Fata Orlovic

Pas kthimit në vendlindje, familjes iu kthye trualli përkatës me perjashtim të një pjese, mbi të cilën ishte ngritur një kishë. Pretendimet e familjes për truallin u pranuan juridikisht që në vitet 1991-2001 në Bosnje, por nuk u zbatuan në praktikë. Familja e kaloi padinë tek Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në tetor 2019 në një vendim kërkoi nga Bosnja që t'ia kthejë plotësisht truallin familjes, përfshirë edhe parcelën, mbi të cilën ishte ngritur kisha.

Bosnien Herzegowina Konjevic Polje Abriss Kirche

Tani kisha u prish. Pjesë të kishës do të përdoren për ngritjen e një shtëpie të re të zotit në Bratunc. Konjeviç Polje është në afërësi të Srebrenicës në lindje të Bosnje-Hercegovinës në pjesën e republikës serbe. Në Srebrenicë, në verën e vitit 1995 u vranë rreth 8000 burra e të rinj myslimanë nga njësitë boshnjake-serbe. Masakra konsiderohet ndër krimet më të rënda në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Bosnien Herzegowina Konjevic Polje Abriss Kirche

Të martën në Hagë jepet vendimi në procesin e apelit të ish-kreut të ushtrisë boshnjako-serbe, Ratko Mladiç, i cili u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës dhe u dënua me burgim të përjetshëm. 78 vjeçari kërkon lirimin nga burgu, familjarët e të afërm të viktimave shpresojnë në dënimin përfundimtar të Ratko Mladiçit.

DW

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.