Brnabiç: Rezoluta për Bosnjen fshin shekullin XX dhe krijon një histori të re

Postuar në 22 Maj, 2024 15:49

Kryeparlamentarja serbe, Ana Brnabiç, e cilësoi të turpshme rezolutën e Gjermanisë për Srebrenicën, që pritet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

Nuk mund ta kuptoj pse Gjermania po e bën këtë, si është e mundur. A e ka pyetur dikush veten për këtë shuplakë në fytyrën e gjithë botës dhe historisë,” tha ajo për TV Happy, një media pro qeverisë në Serbi.

Ajo paralajmëroi hapjen e një tjetër hotspoti në Ballkan dhe shtoi se rezoluta "fshin shekullin XX dhe krijon një histori të re, rend të ri botëror të bazuar në gënjeshtrat brutale dhe mungesën brutale të respektit për çdo viktimë dhe rregull".

Brnabiç shtoi se rezoluta është në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit (e cila i dha fund luftës në Bosnje) dhe kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të debatojë dhe miratojë rezolutën që kërkon përcaktimin e një dite përkujtimi global për krimet e luftës të kryera në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës në verën e vitit 1995, krime të cilat janë cilësuar gjenocid nga Gjykata e Hagës. Autoritetet serbe kanë lobuar kundër rezolutës, e cila sipas tyre do ta etiketojë Serbinë si vend gjenocidal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.