Drafti final/Në Srebrenicë u krye Genocid
Draft rezoluta për Srebrenicën është kompletuar si tekst dhe ka marrë në konsideratë propozimet e Malit të Zi. Në hyrje të saj theksohet se:
Përgjegjësia kriminale nën ligjin ndërkombëtar për krimin e genocidit është individuale dhe nuk mund t’i atribuohet ndonjë etnie, besimi fetar apo grupeve të tjera si dhe komuniteteve si të tëra
Propozuesit, Gjermania dhe Ruanda, kanë kërkuar futjen në agjende të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të programit me titull: “Genocidi në Srebrenicë dhe OKB”, një term ky që kontestohet shumë nga Serbia zyrtare dhe Republika Srpska. Serbia pranon se në Srebrenicë ka patur një krim në shkallë masive, por jo genocid dhe e cilëson këtë rezolutë si përccarëse dhe tensionuese në Ballkan.
Në vitin 2007 një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës gjeti se Serbia dështoi në parandalimin dhe dënimin e genocidit në Srebrencisë në korrik të vitit 1995. Përgjegjës u identifikuan ushtria dhe policia e Republikës Srpska që ekzekutoi 8000 boshnjakë, akt për të cilin nuk u gjetën prova të pjesëmarrjes direkte të Beogradit zyrtar.
Rezoluta ka një vlerë simbolike që e vendos Serbinë dhe serbët para një përgjegjësi historike të bashkëkombasve të tyre duke e detyruar atë të njohë një krim nga i cili padyshim që edhe veprimi diplomatik ndikohet.
Add new comment