Është hedhur ideja e reparacioneve nga Serbia për Srebrenicën
Presidenti serb Aleksander Vuçiç, shprehet se kohë të vështira e presin vendin e tij. Në një intervistë për RTS, Vuçiç ka thënë se rezoluta për Srebrenicën nuk do të shtyhet më dhe se ajo përfaqëson një hap kritik që nuk ndëshkon një komb, por nuk përfaqëson një tribut për viktimat. Vuçiç ka folur edhe për “një ide për të kërkuar reparacione nga Serbia”, diçka që do ta vendoste Beogradin në një pozitë jo shumë të favorshme.
Përveç se ndan rajonin dhe përshkallëzon tensionet, fuqitë e mëdha kanë ndarë edhe botën. Ne nuk po kundërshtojmë Perëndimin, por padrejtësinë
ka thënë presidenti serb.
Sipas tij ai shpreson te vota kundër e Kinës dhe ka sqaruar se çështjen e ka folur edhe me homologun kinez në vizitën e tij të fundit.
Add new comment