shteti islamik
Flet bashkëshortja/Abu Bakr al-Baghdadi u radikalizua në burg ku iu ekspozua torturave seksuale
BBC-ja sjell një intervistë të parë të Umm Hudaifa, bashkëshortja e parë e Abu Bakr al-Baghdadi, ish-kreu i Shtetit Islamik që tronditi Lindjen e Mesme pas fillimeve të Pranverës Arabe. Me këtë rast BBC-ja zbulon edhe një foto të papublikuar më herë të al-Baghdadit, emri i vërtetë i të cilit ishte Ibrahim Awad al-Badri, një person që kishte studiuar Sheriatin në universitetin e Bagdadit dhe që sipas Hudaifas në atë kohë ka qenë “fetar por jo ekstremist, konservator por mendjehapur”. Sipas saj, al-Badri ndryshoi thuajse t
Trump kërkon nga Europa strehimin e xhihadistëve
Presidenti amerikan, Donald Trump u kërkon aleatëve evropianë të "kthejnë" nga Siria më shumë se 800 xhihadistë të Shtetit Islamik dhe t’i dënojnë. "Kalifati është gati të bjerë" shkruajti presidenti amerikan në një mesazh në Tëitter.
“Zgjidhjet alternative nuk janë më të mirat, ne do të jemi të detyruar t’i lëmë ata të lirë ..."-shtoi më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë. Forcat siriane Demokratike (SDF) kanë rrethuar nga të gjitha anët luftëtarët e Shtetit Islamik në një lagje të fshatit Bagouz pranë kufirit me Irakun.
Akuzë zyrtare nga Rusia: SHBA po mbështet Shtetin Islamik
Rusia akuzon zyrtarisht SHBA-në si mbështetëse të Shteti Islamik. Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Moska cilëson se SHBA po ndjekin interesat e veta në Lindjen e Mesme përmnes financimit të ISIS.
Kissinger: Rënia e Shtetit Islamik çon në një Perandori të Iranit
Henry Kissinger, diplomat, ish-ministër dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, i njohur edhe si arkitekti i politikës së jashtme në periudhën 1969-1977, ka ndjekur me shqetëism zhvillimet në Lindjen e Mesme, luftën e forcave aleate dhe disfatën e Shteti Islamik. Dhe ajo çfarë e shqetëson më shumë është rënia e shumëlakmuar e të vetë-vetëquajturit "Kalifati Islamik", që sipas tij do të krijonte premisat për forcimin e një "perandorie radikale Iranit" dhe zgjerimin e territoreve të Teheranit.
ISIS merr përsipër sulmin e përgjakshëm në Stamboll (Video)
Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në klubin Reina të Stambollit, ku mbetën të vrarë 39 persona dhe u plagosën 64 të tjerë. Shteti Islamik e quan autorin e masakrës si një ushtar të kalifatit. Autoritetet kanë arritur në përfundimin se autori është një i ri rreth 25 vjecc, ndërsa fakti që nuk fliste mirë turqisht hedh dyshime se origjina e tij mund të jetë Kyrgyzstani ose Uzbekistan. Më herët kurdët e PKK e kishin bërë të qartë se nuk kishin asnjë lidhje me sulmin.
Trump jep direktivat për ndryshim kursi: Të heqim qafe Shtetin Islamik dhe jo të luftojmë me Rusinë
Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump është shprehur në një intervistë e për gazetën “The Wall Street Journal” se Shtetet e Bashkuara do të futen në luftë me Rusinë, nëse do sulmojnë presidentin e Sirisë Bashar al-Assad.
“Nëse do të sulmojmë Assadin do të përfundojmë duke luftuar me Rusinë", tha Trump
Numri i 15 i revistës “Dabiq” të Shtetit Islamik: Thyeni kryqin dhe sulmoni kishat e Perëndimit
Predikojnë urrejtje, kërcënojnë me sulme të reja, vënë në shënjestër Papa Françeskun dhe Kishën Ortodokse Greke, "shohin" te Darvini, Marksi, Niçe dhe Frojdi përgjegjësit për "dekadencën e Perëndimit"
Është fjala për xhihadistët e Shtetit Islamik, të cilët në numrin e ri të revistës, «Dabiq» paralajmërojnë sulme kundër kishave të krishtera në modelin e masakrës së priftit 86 vjeçar Jacques Amel në Normandi nga dy 19 vjeçarët ose siç njihen "ujqërit e vetmuar".
Shteti Islamik godet me adoleshentët kamikazë
Sari Falah al Asari quhet adoleshenti që shpërtheu veten në erë në një stadium në Irak duke shkaktuar vdekjen e 65 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Akti terrorist vjen vetëm pak ditë pas shpërthimeve në Bruksel dhe është marrë përsipër nga Shteti Islamik. Adoleshenti hodhi veten në erë në momentin që lojtarët e dy skuadrave dhe kryebashkiaku i qytezës po përgatitesh për ceremoninë e fitimit të Kupës. Mes viktimave është dhe kryebashkiaku i qytetit.
ISIS merr përsipër sulmet ne Xhakarta, akte të ngjashme me ato të 13 Nëntorit në Paris (Foto)
Shteti Islamik mori përsipër sulmet e koordinuara me eksplozivë dhe armë në Xhakarta, kryeqytetin e Indonezisë, vendi me popullësinë më të madhe myslimane në botë.Të paktën dy civilë, një indonezian dhe një kanadez si dhe pesë militantë u vranë gjatë sulmeve, më të rëndat prej vitit 2009, që u përshkruan si imitim i atyre të 13 Nëntorit, në Paris.
Rusia hap letrat, Putin denoncon vende të G 20 që financojnë Shtetin Islamik
Rusia ka të dhëna se terroristët janë duke u financuar nga 40 vende gjithsej, përfshi edhe disa shtete anëtare të G20-s. Deklarata është bërë ng presidenti rus, Vladimir Putin gjatë samitit dyditor që po mbahet në Antalia të Turqisë.
"Kam ofruar shembuj bazuar mbi të dhënat tona mbi financimin e njësive të ndryshme të Shtetit Islamik nga individë të ndryshëm privatë. Këto parà, nga çfarë nga rezulton neve, vijnë nga 40 vende dhe, mes tyre ka edhe disa prej anëtarëve të G20-s”, ka thënë Putin për gazetarët, siç bën të ditur “RT”.