Shteti Islamik godet me adoleshentët kamikazë
Sari Falah al Asari quhet adoleshenti që shpërtheu veten në erë në një stadium në Irak duke shkaktuar vdekjen e 65 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Akti terrorist vjen vetëm pak ditë pas shpërthimeve në Bruksel dhe është marrë përsipër nga Shteti Islamik. Adoleshenti hodhi veten në erë në momentin që lojtarët e dy skuadrave dhe kryebashkiaku i qytezës po përgatitesh për ceremoninë e fitimit të Kupës. Mes viktimave është dhe kryebashkiaku i qytetit. Shpërthimi në Irak ka shtuar shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për valën e terrorit që Shteti Islamik ka ndërmarrë jo vetëm në vende të Europës, por edhe në ato të Lindjes.
Add new comment