Rusia hap letrat, Putin denoncon vende të G 20 që financojnë Shtetin Islamik
Rusia ka të dhëna se terroristët janë duke u financuar nga 40 vende gjithsej, përfshi edhe disa shtete anëtare të G20-s. Deklarata është bërë ng presidenti rus, Vladimir Putin gjatë samitit dyditor që po mbahet në Antalia të Turqisë.
"Kam ofruar shembuj bazuar mbi të dhënat tona mbi financimin e njësive të ndryshme të Shtetit Islamik nga individë të ndryshëm privatë. Këto parà, nga çfarë nga rezulton neve, vijnë nga 40 vende dhe, mes tyre ka edhe disa prej anëtarëve të G20-s”, ka thënë Putin për gazetarët, siç bën të ditur “RT”.
Putin i është referuar tregtisë së jashtëligjshme të naftës nga Shtetit Islamik, një burim i konsiderueshëm të ardhurash nga kjo kontrabandë.
“U kam treguar kolegëve të mi foto të marra nga hapësira dhe nga avionë, të cilat tregojnë qartësisht shkallën e tregtisë së paligjshme të naftës dhe nënprodukteve të tjera të saj”, tha kreu i Kremlinit. “Autokolona e mjeteve të transportit të karburantit shkon deri në disa dhjetëra kilometra, mjaftueshëm sa për t’u parë edhe nga një lartësi prej 4 apo 5 km”, shtoi Putin, duke e krahasuar autokolonën në fjalë me sistemet e ngritura prej vendeve të zhvilluara të transportit të naftës dhe gazit natyror.
Add new comment