Numri i 15 i revistës “Dabiq” të Shtetit Islamik: Thyeni kryqin dhe sulmoni kishat e Perëndimit
Predikojnë urrejtje, kërcënojnë me sulme të reja, vënë në shënjestër Papa Françeskun dhe Kishën Ortodokse Greke, "shohin" te Darvini, Marksi, Niçe dhe Frojdi përgjegjësit për "dekadencën e Perëndimit"
Është fjala për xhihadistët e Shtetit Islamik, të cilët në numrin e ri të revistës, «Dabiq» paralajmërojnë sulme kundër kishave të krishtera në modelin e masakrës së priftit 86 vjeçar Jacques Amel në Normandi nga dy 19 vjeçarët ose siç njihen "ujqërit e vetmuar".
Në numrin e 15-të revista e xhihadistëve me titull "Thyeje kryqin" u bën thirrje "ushtarëve të fshehur" në Perëndim për të sulmuar "pa vonesë" të pafetë, duke sjellë si shembull masakrat në Orlando, Bangladesh, Nisë e Mynih.
Shteti Islamik konsideron se teoritë e Karl Marksit e Darvinit, e Emile Durkheim, Max weber, Sigmund Freud udhëhoqën brezat e rinj të mendojnë se feja është produkt i njerëzve naivë dhe se kontakti seksual është arsyeja kryesore prapa vendimeve dhe veprimeve njerëzore, duke sjellë shkatërrimin e fesë, etikës dhe shoqërisë.
Në 82 faqet e revistës jepen arsyet pse xhihadistët i urrejnë jobesimtarët dhe sidomos perëndimorët, duke shpjeguar se "para së gjithash i urrejnë sepse refuzojnë madhështinë e Allahut dhe prodhojnë gënjeshtra kundër profetit dhe profecive të tij. "
Ndërkohë, redaktorët e revistës thonë se Shteti Islamik urren perëndimorët "për krimet që ata kanë kryer kundër islamit" dhe thonë se xhihadi do të vazhdojë të jetë një detyrë personale e çdo muslimani. Në shënjestrën e xhihadistëve është edhe Papa Françeskut, të cilin ata e akuzojnë se fshihet pas “veladonit mashtrues të vullnetit të mirë" ndaj muslimanëve. Përveç kreut të Kishës Katolike Romane objektiv i sulmeve është edhe Kisha Ortodokse Greke. Në një nga faqet e revistës pasqyrohet një foto e Patriarkut të Jeruzalemit Theophilos III.
Autorët e sulmeve të përgjakshme kualifikohen si "luanë të Shtetit Islamik" që përballet me "pretë e tyre" në Irak, Siri, Paris, Bruksel, Orlando, duke idërguar një "mesazh të qartë" për luftë mes muslimanëve dhe kombeve të pa fe.
Add new comment