Trump jep direktivat për ndryshim kursi: Të heqim qafe Shtetin Islamik dhe jo të luftojmë me Rusinë
Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump është shprehur në një intervistë e për gazetën “The Wall Street Journal” se Shtetet e Bashkuara do të futen në luftë me Rusinë, nëse do sulmojnë presidentin e Sirisë Bashar al-Assad.
“Nëse do të sulmojmë Assadin do të përfundojmë duke luftuar me Rusinë", tha Trump
"Qëndrimi im është se Siria po lufton kundër ISIS dhe ne duhet të heqin qafe Shtetin Islamik. Rusia është tani në aleancë me Sirinë dhe kemi Iranin që po fuqizohet nga aleanca me Sirinë për shkakun tonë. Ne mbështesim rebelët kundër Sirisë dhe nuk kemi asnjë ide se kush janë këta njerëz"- shtoi Trump
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka theksuar se presidenti aktual i Sirisë Bashar al-Assad mund të mos jetë lideri ideal i këtij vendi, por shumë prej organizatave të opozitës që mund të merrnin pushtetin, do të ishsin shumë më keq. Ai shtoi se përparësi në Siri duhet të jetë eleminimi i ISIS dhe jo rrëzimi i Asad nga pushteti.
http://www.wsj.com/articles/donald-trump-willing-to-keep-parts-of-health...
Add new comment