Akuzë zyrtare nga Rusia: SHBA po mbështet Shtetin Islamik

Postuar në 14 Nëntor, 2017 20:58

Rusia akuzon zyrtarisht SHBA-në si mbështetëse të Shteti Islamik. Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Moska cilëson se SHBA po ndjekin interesat e veta në Lindjen e Mesme përmnes financimit të ISIS.

“SHBA kujdesen për sigurinë e njësive të Shtetit Islamik për të promovuar interesat e tyre në Lindjen e Mesme, ndonëse pretendojnë se luftojnë kundër terrorizmit”. Kështu deklaron Ministria e Jashtme ruse në një komunikatë ku thotë se gjatë operacionit të ushtrisë siriane për çlirimin e qytetit Albi Kamal ka  patur kontakte të drejtpërdrejta të koalicionit të SHBA në mbështetje të xhihadistëve.

"Këto fakte janë konfirmim i padiskutueshëm se SHBA është në fakt duke vepruar në mbrojtje të  njësive të Shtetit Islamik deri sa ato të rifitojnë fuqinë e tyre dhe të rigrupohen për t’i përdorur për interesat amerikane në Lindjen e Mesme, ndonëse pretendojnë se luftojnë terrorizmin në emër të bashkësisë ndërkombëtare"-thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashmte ruse.

“Operacioni i ushtrisë siriane për rimarrjen e qytetit Albi Kamal ka dështuar planet amerikane për të krijuar një autoritetet pro-amerikan që nuk kontrollohet nga qeveria siriane, dhe që do të ketë nën tokat në bregun lindor të Eufratit"- shton më tej deklarata.

http://www.tovima.gr/world/article/?aid=915650

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.