shkolla
Qeveria përgatitet për mbylljen e shkollave
Përjetoni eksperiencën e të qenit një nxënës dixhital, duke marrë të dhëna në kohë reale dhe duke u sinkronizuar me mësuesit dhe nxënësit e tjerë
Debati i deformuar për shkollën është një shaka idiote që duhet shmangur
Në mediet pranë opozitës dhe nga vetë partia kryesore e saj, ajo Demokratike, ka nisur një presion i madh, gati i përditshëm ndaj qeverisë, për situatën e krijuar në shkolla.
Shkolla "Andrea Stefani", ose politika Tirana - tironsave
Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vetë me origjinë nga Terpani i Beratit, apo Urës Vajgurore, ka njoftuar se një shkollë në zonën e Unazës së Madhe do t’i vihet emri, Andrea Stefani.
Publicisti ndërroi jetë pak vite më parë dhe mbahet mend përmbi të gjitha si një gati armik publik i Sali Berishës. A mund të quhet kontribut i qenësishëm një gjë e tillë? A mund të shërbejë kjo disidencë e rreme si vlerë publike? Për zotin Veliaj, Stefani hynte te gazetarët e ndershëm, duke na shpallur kështu se ai bën auditin moral të medias.
Fotolajm/Dita e parë e shkollës në Jemen
Fotoja është marrë në Taez të Jemenit në ditën e parë të shkollës më 3 shtator. AFP raporton se godina është dëmtuar nga goditjet ajrore.
Gjuha kineze futet si lëndë në shkollat e Serbisë
Nga 1 shtatori në shkollat e mesme të Serbisë do të mësohet në mënyrë fakultative gjuha kineze. Ajo që mbetet është mendimi pozitiv nga ministri i Arsimit Mladen Sarcec dhe Këshillit Kombëtar të Arsimit.
Radivoje Stojkovic, president i Komisionit Kombëtar nuk sheh asnjë arsye që futja e gjuhës kineze të mos miratohet për shkak se sipas planprogramit gjuha kineze do të mësohet si gjuhët e tjera në shkolla.
Foto/Shkolla në gjendje të mjerueshme në Malinat të Beratit
Këto foto janë raportuar nga banorët pranë platformës "Porta Vendore". Ato paraqesin kushtet e shkollës 9-vjeçare në Malinat të Beratit. Myku dhe lagështira "bëjnë ligjin" në një mjedis që nuk është i përshtatshëm për mësim.
Videolajm/Në rrugën e dijes me mësimet e Luçiano Boçit
Prindër dhe nxënës të fshatit Mengël në Elbasan shqyen dyert e shkollës 9-vjeçare dhe u futën brenda për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera. Të mbështetur edhe nga deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit thyen derën e hekurt dhe derën e jashtme dhe u futën në klasa.
Nikolla: Së shpejti gjuha rome futet në shkolla
Së shpejti do mundesojme gjuhen rome ne sistemin tone arsimor.. Keshtu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjate forumit për dialog në nivel kombëtar për arsimin gjithëpërfshirës të mbajtur në Tiranë.
Kujtojmë që ky vendim vjen pas ndryshimit të ligjit për pakicat kombëtare. Ndryshimi është se me ligjin e vjetër minoriteti Grek, minoriteti Maqedon dhe ai Serbo-Malazez njihesin si minoritete etnike kombëtare, ndërsa vllahët dhe romët si minoritete etno-gjuhësore, ndërsa boshnjakë dhe egjiptianët si komunitete.
Vettingu fut në kolaps edhe shkollën e Magjistraturës
Shkolla e Magjistraturës rrezikon të mos pranojë studentë të vitit të parë për sezonin e ri arsmor. Kjo për shkak të vonesave në ngritjen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, të cilat përcaktojnë me ligj kuotat e pranimeve. Ngritja e këtyre dy organeve është e bllokuar, për aq kohë sa nuk ka përfunduar procesi i Vetting-ut në të cilëin do të kalojnë anëtarët e KLP e KLGJ. Drejtori i shkollës së Mgjistraturës, Sokol Sadushi në një prononcim për TemA TV se në këto kushte nuk mund të bëhet konkursi i pranimit në shkollë.
Irani ndalon anglishten në shkollat fillore
Irani e ndaloi anglishten në shkolla me argumentin se i hap rrugë një "pushtimi kulturor" perëndimor."Mësimi i gjuhës angleze, si pjesë e kurrikulës zyrtare në shkollat fillore qeveritare dhe jo-qeveritare është në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret"-tha kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Shtetit, Mehdi Navint-Antcham.