Vettingu fut në kolaps edhe shkollën e Magjistraturës
Shkolla e Magjistraturës rrezikon të mos pranojë studentë të vitit të parë për sezonin e ri arsmor. Kjo për shkak të vonesave në ngritjen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, të cilat përcaktojnë me ligj kuotat e pranimeve. Ngritja e këtyre dy organeve është e bllokuar, për aq kohë sa nuk ka përfunduar procesi i Vetting-ut në të cilëin do të kalojnë anëtarët e KLP e KLGJ. Drejtori i shkollës së Mgjistraturës, Sokol Sadushi në një prononcim për TemA TV se në këto kushte nuk mund të bëhet konkursi i pranimit në shkollë.
“Në muajin tetor ashtu siç ngjarjet po zhvillohen shkolla e Magjistraturës e ka të pamundur me këtë ligj që ne kemi në fuqi që të ketë konkurim për studentët e rinj. Për sa kohë nuk janë ngritur këto dy institucione ne nuk zhvillojmë dot provimin në muajin Prill siç na detyron ligji”-thekson Sadushi.
Ai propozon të amendohet një dispozitë kalimtare në ligj në mënyrë që të caktohen 15 kuota për gjyqtarët dhe 10 për prokurorët pa pritur ngritjen e Këshillit të Lartë të Ptokurorisë dhe Gjyqësorit.
Add new comment