Gjuha kineze futet si lëndë në shkollat e Serbisë
Nga 1 shtatori në shkollat e mesme të Serbisë do të mësohet në mënyrë fakultative gjuha kineze. Ajo që mbetet është mendimi pozitiv nga ministri i Arsimit Mladen Sarcec dhe Këshillit Kombëtar të Arsimit.
Radivoje Stojkovic, president i Komisionit Kombëtar nuk sheh asnjë arsye që futja e gjuhës kineze të mos miratohet për shkak se sipas planprogramit gjuha kineze do të mësohet si gjuhët e tjera në shkolla.
Propozimi, i cili është bërë në bashkëpunim mes ekspertëve të Institutit Konfuci dhe Fakultetit Filozofik në Novi Sad është miratuar nga Instituti për Arsimit, që miraton të gjitha kurrikulat e reja në shkollat e të Serbisë. Vitet e fundit, bashkëpunimi shumëdimensional mes Serbisë dhe Kinës e ka bërë të nevojshëm mësimin e gjuhës kineze, so një derë për të kuptuarit e kulturës kineze.
Add new comment