gjuha kineze
Gjuha kineze futet si lëndë në shkollat e Serbisë
Nga 1 shtatori në shkollat e mesme të Serbisë do të mësohet në mënyrë fakultative gjuha kineze. Ajo që mbetet është mendimi pozitiv nga ministri i Arsimit Mladen Sarcec dhe Këshillit Kombëtar të Arsimit.
Radivoje Stojkovic, president i Komisionit Kombëtar nuk sheh asnjë arsye që futja e gjuhës kineze të mos miratohet për shkak se sipas planprogramit gjuha kineze do të mësohet si gjuhët e tjera në shkolla.