kurikula

Gjuha kineze  futet si lëndë në shkollat e Serbisë

Postuar në 13 Maj, 2019 09:36

Nga 1 shtatori  në shkollat e mesme të Serbisë do të mësohet në mënyrë fakultative gjuha kineze. Ajo që mbetet është mendimi pozitiv nga ministri i Arsimit Mladen Sarcec dhe Këshillit Kombëtar të Arsimit.

Radivoje Stojkovic, president i Komisionit Kombëtar nuk sheh asnjë arsye që futja e gjuhës kineze të mos miratohet për shkak se sipas planprogramit gjuha kineze do të mësohet si gjuhët e tjera në shkolla.

Sporti dhe feja në shkolla, normat e pashpallura të qeverisë

Postuar në 19 Gusht, 2017 22:08

Në Prill të viit të kaluar qeveria shpalli nismën për mësimin e kulturave fetare në shkolla, një projekt që pati mbështetjen e kryeministrit Rama  sipas të cilit, “terrorizmi po përfiton nga padija e të rinjve, ndaj njohja e tyre me rolin e fesë në shoqëri është mision që u takon mësimdhënësve”.

Problemet serioze me drejtshkrimin, rikthehet gjuha shqipe në shkollat e mesme

Postuar në 01 Tetor, 2016 20:10

Vitet e fundit në provimet e Maturës kryesisht janë konstatuar probleme të mëdha të nxënësve me gjuhën amtare. Sipas specialistëve të fushës është vënë re se gjate ndërtimit te esesë, nxënësit nuk respektonin rregullat e drejtshkrimit, nuk njihnin shenjat e pikësimit dhe shfaqnin probleme në të shprehur. Me keto mangësi ata vijonin shkollën e lartë dhe më pas në punë. Nisur nga kjo situatë është vendosur që teksti i Gjuhës Shqipe në shkollat e mesme të kthehet pas 30 vitesh. Kurrikula e re e gjuhës ametare ka nisur nga klasa e 10 dhe do të vazhdojë deri në maturë.

Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri do të përfshihet në kurikulat mësimore

Postuar në 27 Janar, 2016 15:58

Shqipëria zyrtare mendon të përfshijë në kurikulat arsimore atë që prej disa institucioneve, apo historianëve, brenda e jashtë vendit, njihet si “shpëtimi i hebrejve nga shqiptarët”, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka folur gjatë një ceremonie zhvilluar në Ministrinë e Jashtme, me rastin e ditës ndërkombëtare të Holokaustit.  “Transmetimin e kësaj pjese të historisë tek brezat dhe gjeneratat më të reja, ministri e quajti sfidë.

Subscribe to RSS - kurikula