Sporti dhe feja në shkolla, normat e pashpallura të qeverisë
Në Prill të viit të kaluar qeveria shpalli nismën për mësimin e kulturave fetare në shkolla, një projekt që pati mbështetjen e kryeministrit Rama sipas të cilit, “terrorizmi po përfiton nga padija e të rinjve, ndaj njohja e tyre me rolin e fesë në shoqëri është mision që u takon mësimdhënësve”.
Faza pilot, nisi të aplikohej në vitin akademik 2016-2017 në vetëm 10 shkolla të vendit, me qëllimin që të kthehej në një kurrikul përfundimtare. Por edhe këtë vit do të vijohet me fazën e pilotimit në disa shkolla rurale dhe urbane. Përgjegjësit për sektorin në arsimin parauniversitar, Dritan Sallaku i tha Tv Klan se “Ajo që shihet e arsyeshme është që të fillohet me një përmasë tjetër pilotimi dhe për t’u finalizuar me kurrikulën e këtij subjekti”. Pra ende nuk ka një vendimarrje si do të inkuadrohet Historia e Besimeve Fetare në Shkolla.
Nisja e këtij projekti u shoqërua me një debat pro dhe kundër të idesë nëse njohja fetare në shkolla është premisë për të qenë antipodi i radikalizmit. Nuk dijmë se çfarë përfundimesh paraprake ka qeveria nga pilotimi që ka bërë në 10 shkolla të vendit, aq më tepër që kemi të bëjmë me një nsimë që prek sistemin arsimor dhe që aktualizohet për shkak të situatës nga sulmet terroriste në disa vende të Europës.
Një debat të tillë e bëjnë edhe vende me traditë më të konsoliduar fetare se Shqipërisë siç është Greqia fqinje, ku feja është jo vetëm pjesë e kurikulave arsimore por edhe kushtetutës së vendit. Dallimi është se qeveria shqiptare ndërmerr nisma që përputhen me qasjet poliedrike kryeministrit, në fusha të ndryshme të jetës, siç ishte edhe nisma tjetër e ndërmarrë 3 vjet më parë "Sporti në shkollë". Ishte një nga aktivitetet që kryeministri Edi Rama e ndoqi vetë nga afër në qytetin e Vlorës, si sportdashës dhe mbështes i trajnimit të mësuesve të edukimit fizik. Si ka ecur kjo reformë? Do mbetet mes shumë pikëpyetjeve që qeveria nuk u dha përgjigje në fund të mandatit të parë.
Add new comment