feja
Po vetë qeveria e beson Censin 2023?
Komunitetet fetare të Shqipërisë kanë vënë në diskutim të dhënat e Censit 2023. Asnjë prej këtyre komuniteteve, hiq Bektashinjtë ndoshta – nuk kanë pranuar se numri i komuniteteve që përfaqësojnë përkon me shifrat e Censit. Por Censin e kanë vënë në diskutim, madje kundërshtuar si të manipuluar, edhe komunitetet e pakicave që kanë cilësuar se regjistrimi është tërësisht i deformuar. Qeveria ka nisur disa herë adresarin dhe nuk e ka realizuar dot, patjetër edhe për shkak të përgjësisë sonë si qytetarë. Të të gjithëve.
Video/Indi, islamofobia hyn në auditoret e universiteteve
Ka bërë bujë një debat mes një student mysliman në Indi dhe pedagogut të tij në universitetin Manipal në Karnataka disa ditë më parë. Duket se profesori e ka quajtur terrorist studentin duke u përpjekur ta kalojë një gjë të tillë si diçka argëtuese, por nuk e ka pritur mirë një gjë të tillë studenti Humza Siddique që u krahasua me pakistanezin Ajaml Kasab, që sulmoi në Mumabi në vitin 2008.
Si do t’i priste feja alienët?
Si do të reagonin komunitete të ndryshme fetare përpara zbulimit të jetës aliene? NASA e ka parashikuar një gjë të tillë, përmes një programi të quajtur “Ndikimet shoqërore të astrobiologjisë”. Një grup në të cilin u mblodhën 24 teologë në Qendrën për Kërkim Teologjik në Princeton analizoi një skenar të tillë në vitin 2016.
Si do ta ndryshonte një zbulim i tillë perceptimin e njerëzve për Zotin? Si do të ndikonte p.sh. në historinë biblike të krijimit? A do të duhej që fetë të ndryshojnë doktrinën e tyre?
Janullatos: Në Shqipëri ka rryma që punojnë për prishjen e harmonisë fetare. Jam ndier i rrezikuar
Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kishtare, ai sjell në vëmendje episode nga bisedat me shoferin, teksa i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë i kërcënuar gjatë qëndrimit në vendin tonë.
Po, shenjat i kemi akoma të dukshme. Më kujtohet shoferi im, Taqua i cili më thoshte se i kishin ofruar para që të më linte në një vend të shkretë. Pa ndihmën dhe forcën e Zotit, askush nuk mund të bëjë asnjë hap këtu.
Libani, aty ku çdo gjë shpjegohet dhe ku asgjë nuk kuptohet*
A përgjigjet penalisht përfaqësuesi i besimit fetar për moskallëzim krimi?
Gazeta “Panorama”, në një artikull të saj ka trajtuar faktin se, këto kohët e fundit ka ndodhur një ngjarje që lidhet me pyetjen në trajtim: E pandehura Marjana Cmeta, akuzuar për vrasjen e vjehrrës së saj, ka shpjeguar se para një viti i kishte rrëfyer me detaje Hoxhës Hysen Shehu ngjarjen që lidhet me këtë vrasje, që nga momenti kur e ka helmuar e deri te përleshja me të për ta vrarë.
Debate për ndalimin e lutjeve në një shkollë në Siçili
Vendimi i një drejtori të një shkolle fillore në Palermo të Siçilisë ka provokuar polemika. Të paktën kështu raporton gazeta e Kishës, “Avvenire” sipas të cilës në shkollën fillore të një zone të Palermos, Ragusa Moleti, drejtori ka urdhëruar ndalimin e lutjeve në klasë ng nxënësit. Sipas gazetës në fjalë, drejtori ua ndalon mësuesve që të recitojnë lutje edhe në orën e fesë. Më tej akoma, nga klasat janë hequr fotografitë e Papa Françekut dhe Papa Gjon Palit II.
The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan
Revista e njohur “The Economist” në një analizë të publikuar shkruan për ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën juglindore. Në këtë artikull “The Economist” thotë se dallimet fetare dhe etnike ishin arsyet që nisën luftërat në Ballkan prej vitit 1990.
Nga një këngë e kënduar nga Ivica Daçiç*
Fakti që Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, si i zoti i shtëpisë, këndoi këngë turqisht gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan na detyroi të shkruajmë këtë shkrim. Mos ta zgjasim më shumë fjalën, le të nisim temën. Janë dy gjëra jetësore që na bëjnë ne ajo që jemi ose na tjetërsojnë ne nga ajo që jemi: Gjuha dhe feja. Gjuha dhe feja janë kritere që plotësojnë njëri-tjetrin. Gjuha është një mundësi për të gjithë ne. Edhe feja është ashtu. Me gjuhë shprehim problemet tona. Ndërsa me fenw shprehim veten tonë.
Një opinion për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Kristaq Xharo, që prezantohet si pedagog për çështjet e sigurisë në Universitetin Europian të Tiranës shkruan sot në gazetën “Mapo” një opinion mbi nevojën e debatit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. I shfuqizuar në vitin 2008, shërbimi në fjalë është parë si një rudiment i Luftës së Ftohtë dhe me lëvizjet e mëdha demografike, rënien ekonomike, heqja e tij, ishte në realitet formalizim i një gjendjeje fakti. Por Xharo mendon se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk duhet parë thjesht në planin e ushtrisë, por më gjerë.