feja
“Leximi serb” për krizën maqedonase: Perëndimin e shqetëson vija ortodokse
Në krizën maqedonase ka hedhur një vështrim edhe Serbia. Në Maqedoni ka një parti të pakicës serbe, kryetari i së cilës është Ivan Stoilkoviç i cili dje i ka dhënë një intervistë gazetës serbe “Informer”. Intervista ka njëfarë interesi pasi ajo duket se shkon në shtratin e përpjekjeve sintetizuese që synojnë amplifikimin e rrezikut shqiptar në Ballkan dhe rolin e nacionalizmit shqiptar si dorë e zgjatur e Perëndimit.
Vendosja e bustit të Papës në Tiranë, akt i paarsyeshëm. Jemi popull me tri fe...
Rexhep Qosja ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Dritare” në Vizion Plus. Ai ka folur për një sërë çështjesh duke dhënë ato vlerësime që janë të njohura tashmë. Qosja ka vlerësim thuajse maksimal për Edi Ramën, që sipas tij ka dëshirë për modernizimin e Shqipërisë. Në listën e vërejtjeve akademiku kosovar rendit ndërhyrjen e Ramës në çështjet fetare, duke tërhequr vëmendjen në një aspekt delikat të jetës publike shqiptare. Thotë Qosja:
Komunizmi – Uzurpatori i fesë
“Një ndër pikat e forta të sistemit komunist është se ka disa nga karakteristikat e fesë dhe të nxit emocionet e saj”
Albert Ainshtajn
Fetë e politikës: rasti i Koresë së Veriut
Militant komunist i edukuar në Rusi, protagonist i luftës çlirimtare antijaponeze me mbështetjen e Stalin-it, themelues e diktator i regjimit komunist në Korenë e Veriut prej 1948, Kim il-Sung-u kishte huazuar modelin stalinist për të ngritur kultin e personalitetit pas eliminimit të rivalëve të brendshëm.
Kur krishterimi dhe islami bashkoheshin nga imazhi i lindjes së Krishtit
Një shëtitje nëpër rrugët e kryeqytetit këtyre ditëve para dhe pas Krishtlindjeve, të ndriçuara me mijëra xixëllonja, në rrugë dhe vitrina të mbushura me reklama, me dyqane plot me njerëz në vrullin e konsumit të dhuratave, përbëjnë dëshmi për mënyrën se si në varfërinë dhe përulësinë e ngjarjes së Lindjes së Krishtit, bota moderne, e shkëputur nga përmbajtja shpirtërore e ngjarjes, i është përgjigjur asaj me epsh të pangopshëm për konsum dhe demonstrim pasurie, si edhe me epërsinë e pushtetit dhe të zotërimit.
Radikalizmi fetar dhe Shqipëria e së ardhmes
Dy aktet terroriste në Berlin dhe Ankara ditët e fundit tronditën opinionin mbarë-evropian mbi rrezikun aktual të radikalizmit fetar dhe ecurinë e tij në kontinentin e vjetër. Ndodhja në të njëjtën ditë e akteve e intrigon më shumë lidhjen që mund të kenë pasur ato midis tyre, me qëllim dhënien e mesazheve konkrete për Perëndimin dhe elitat politike të saj.
Feja në arsim, shkollës po i kanoset një aventurë e re
Nga janari 2017, me plan pilot të Ministrisë së Arsimit, futet në 10 shkolla të vendit, një lëndë e re me emërtim të bujshëm “Kulturë fetare”. Sesi shkrepi një ide kryeministrore, si ato fanepsjet e ëndrrave të profeteve, dhe, o burra, t’a vëmë në jetë. Dhuratë më të shëmtuar për nxënësit prej babagjyshit të kësaj radhe, nuk është dëgjuar. Me këtë hap shkelet parimi i laicitetit, kjo arritje madhështore e njerëzimit, e realizuar në rrugëtimin e tij, të vështirë e të përgjakur të progresit dhe emancipimit. Laiciteti është kusht i frymëmarrjes mormale të shkollës.
Intervistë/ “Amerika kristiane dhe besimtare”*
Amerika e ka ndërmjetësuar prezantimin e saj me botën përmes kinemasë. Ky është një rast i rrallë, për të mos thënë krejt i papërsëritshëm kur kinemaja, si një art më vete, kultivon një njohje të tërë sipas disa paradigmave të vetëperceptimit. Revolucioni, lufta civile, segregacioni, lufta e Vietnamit janë popullarizuar nga kinemaja përpara se “bota” të afrohet me të vërtetën e saj përmes mjeteve klasike si letërsia, historia e shkruar, media.
Hartat e reja të Erdoganit
Prezenca turke në Mosul, ku zhvillohet një betejë kundër Shtetit Islamik si dhe disa deklarata të presidentit Erdogan për Traktatin e Lozanës, kanë tërhequr vëmendjen mni objektivat e reja të politikës së jashtme turke. Lidhur me këto ndryshime që nuk janë pa pasoja, revista e njohur “Foreign Policy” shkruan në në shkrim të këtyre ditëve për një dukuri që po i jep shkëndija të reja nacionalizmit turk, të riadoptuar nga islamikët turq në formën dhe shprehitë e parashtruara më herët nga qemalistët.
Jemi në luftë, por jo në luftë fetare
Sociologu polak Zygmunt Bauman ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, “Avvenire” ku flet për situatën e tanishme, luftën ku ndodhet shoqëria si dhe keqkuptimet e saj. Frika është sipas Bauman burimi i këtyre që ndodhin, por një frikë “e pashprehur dhe e keqkuptuar”, e cila ushqehet te religjioni dhe imigracioni, si dy teza politike të ditës.