Videolajm/Në rrugën e dijes me mësimet e Luçiano Boçit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/09/Untitled_2018_09_24_15.jpg?itok=MgFg3vVt)
Prindër dhe nxënës të fshatit Mengël në Elbasan shqyen dyert e shkollës 9-vjeçare dhe u futën brenda për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera. Të mbështetur edhe nga deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit thyen derën e hekurt dhe derën e jashtme dhe u futën në klasa.
Shkolla është mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi dëmtimeve që pësoi nga tërmeti 2 vjet më parë. Projekti për rikonstruksionin është gati, por autoritetet lokale thonë se nuk është lëvruar fondi. Bashkia e Elbasanit bëri me dije se nëse Ministria e Arsimit nuk ndërhyn deri në tetor, do të kryejë vetë rikonstruksionin e shkollës.
Add new comment