Sarande
Inaugurohet ujësjellësi në Sarandë. Inshallah vjen edhe uji!
E pabesueshmja është lajm zyrtar. Edhe pse do të duhet të happen rubinetat për ta vërtetuar. Në Sarandë është inauguruar ujësjellësi i ri që dekalrohet se zgjidh problemin e ujit të pijshëm në këtë qytet. I cili u lind, u zgjerua dhe u shkatërrua vetëm me një aspekt konsensual dhe jodiskriminues për të gjithë banorët: mungesa e ujit.
Dossier/Sarandë, dhjetor 1990. Katër viktima të një arratisjeje - shteti nuk pranoi dorëzimin e trupave
Ishte 12 dhjetori i vitit 1990, periudha e arratisjeve sporadike. Katër të rinj nga fshati Aliko i Sarandës, Thimjo Masho, Thanas Koçi, Ajdhon Rafti dhe Vangjel Mitro në përpjekje për të kaluar kufirin në Ciflik të Konispolit vriten në mënyrë barbare afër postës së kufirit nga ushtarët e postës shqiptare.
Paralajmërimi i Kokëdhimës: Ndryshimi i kastës do të ndodhë edhe në Shqipëri. Puna është si, me dhunë, apo paqësisht?!
Pas ikjes së Ben Blushit dhe krijimit të formacionit LIBRA, një tjetër iniciativë kundër ekipit drejtues të Partisë Socialiste, është zyrtarizuar dje. Ish-deputeti Koço Kokëdhima, njofton se ka mbledhur në Sarandë, rreth 400 mbështetës të tij për të nisur lëvizjen për ndryshim në PS. Një ndryshim i cili deri më sot që flasim thjesht artikulohet, por nuk po zbulon shprehi programore, apo organizative. Gazeta “Shekulli", pronë e Kokëdhimës, publikon të plotë fjalën e tij në aktivitet, në të cilën, mbyllja përbën ndoshta momentin më të rëndësishëm:
Kokëdhima mbledh strukturat e PS-së në Sarandë
Pa mandat deputeti, por ende drejtues i një strukture në PS për rajonin Vlorë-Gjirokastër. Koço Kokëdhima ka mbledhur strukturat e PS-së në Sarandë, duke hapur kështu siparin e një fushate që do të përcaktojë, nëse ai do të jetë sërish deputet i PS-së apo jo.
Kërkohet 5 vjet burg për gjyqtarin e Sarandës
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet burgim dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, I akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”. Hetimi ndaj të pandehurit u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej në “arrest në shtëpi”.
Dëshmitë e fëmijëve të jetimores në Shkodër dhe një video nga jetimorja në Sarandë
Skandali në jetimoren e Shkodrës ka përftuar të tjera nota emocionale sot, përmes dëshmive të fëmijëve që janë publikuar në emisionin "Top-Story" në "Top-Channel". Rasti është denoncuar nga Avokati i Popullit pas një kontrolli në Sarandë. "Skandali i radhës u zbulua nga institucioni i Avokatit të Popullit. Grup i tij i kontrollit ndodhej në Sarandë për të zbuluar një rast ku vajzat që mbushnin moshën dhe dilnin nga jetimorja binin pre e një rrjeti trafiku prostitucioni, ndërsa djemtë në trafik droge.
Djegia e flamurit grek në Sarandë, asnjë prej forcave politike nuk e dënon si akt
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, me të cilin ka diskutuar incidentin e djegies së flamurit grek në në selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonoia në Sarandë. “Akte të tilla urrejtjeje, nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj Minoritetit Etnik Grek ashtu edhe ndaj popullit Grek.
Grabitja në kazinonë e Sarandës. Një video që duhet ta shohë ministri Tahiri (Video)
Një video e publikuar në faqen Sarana Web tregon grabitjen me armë të një kazinojë ne Sarandë në 2 Nëntor. Grabitësit të armatosur kërcënojnë punonjësit të cilët reagojnë të tmerruar. Një video që ia vlen ta shohë edhe ministri Brendshëm, Sajmir Tahiri.