Kërkohet 5 vjet burg për gjyqtarin e Sarandës
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet burgim dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, I akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”. Hetimi ndaj të pandehurit u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej në “arrest në shtëpi”.
Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon Dodën se i ka kërkuar 80 mijë euro një shtetasi, palë në një proces civil të drejtuar prej gjyqtarit, në këmbim të dhënies së vendimit në favor të personit që duhet të bënte pagesën. Shtetasi, të cilit i ishte kërkuar pagesa prej 80 mijë euro, nuk ka pranuar të bëjë këtë “transaksion” në favor të gjyqtarit dhe, për këtë arsye, ai ka humbur në procesin gjyqësor civil.
Add new comment