Paralajmërimi i Kokëdhimës: Ndryshimi i kastës do të ndodhë edhe në Shqipëri. Puna është si, me dhunë, apo paqësisht?!
Pas ikjes së Ben Blushit dhe krijimit të formacionit LIBRA, një tjetër iniciativë kundër ekipit drejtues të Partisë Socialiste, është zyrtarizuar dje. Ish-deputeti Koço Kokëdhima, njofton se ka mbledhur në Sarandë, rreth 400 mbështetës të tij për të nisur lëvizjen për ndryshim në PS. Një ndryshim i cili deri më sot që flasim thjesht artikulohet, por nuk po zbulon shprehi programore, apo organizative. Gazeta “Shekulli", pronë e Kokëdhimës, publikon të plotë fjalën e tij në aktivitet, në të cilën, mbyllja përbën ndoshta momentin më të rëndësishëm:
“Bashkëpunimi me ju do të mbetet më i rëndësishmi për mua edhe në vitet e ardhshme në politikë. Duke mbyllur këtë fjalë, desha të kujtoj se një erë e re po fryn në mbarë botën. Është koha e revoltës, është koha e revoltës kundër kastave sunduese, kundër atyre kastave, që kanë injoruar interesat e njerëzve të thjeshtë, të shoqërisë e shtresave të ulëta të saj. Kjo përmbysje e këtyre kastave, që e përdorin pushtetin dhe konjukturën për të parë veç veten e tyre, do të ndodhë, është e pashmangshme edhe në Shqipëri. Në pyetje është sesi, a do të përmbysen me shpërthime sociale, me konflikte, me dhunë, apo me përtëritje paqësore të elitës politike duke i hapur rrugë konkurrencës perfekte në politikë dhe ekonomi”, tha ish-deputeti socialist.
http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=528254&kokedhima-merr-mbeshtetj...
Duket se po invstohet politiksht për të thithur atë pjesë që nuk përfaqësohet më në politikën bipartizane shqiptare.
Comments
Me dhune more vritini kta
Me dhune more vritini kta kriminel qe na pin gjakun
Add new comment