kasta
Kasta e të paprekshmëve
Drejt kastës së gjyqtarëve dhe prokurorëve
Duhet shpresuar megjithë mend që reforma në drejtësi të japë rezultate, qoftë edhe duke u nisur nga masa e shpërblimeve që po mendohet të aplikohet për gjyqtarët dhe prokurorët që do të jenë në sistem. “Shqiptarja.com” shkruan sot se pas kërkesës këmbëngulëse të përfaqësuesve të SHBA-BE, përveçc rrogave të mira dhe priviligjeve, gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do të kalojnë me sukses procesin e Vetingut do të kenë një shpërblim të shumëfishtë, të sigurt dhe afatgjatë.
Shkolla në të cilën shkohet me zor
Një copë leximi letrar për shkollën fillore në Kosovë e sjell një tregim fiksional për Fan Nolin e vogël, të cilin gjyshja e detyron me zor që të shkojë në shkollë, ngase ai nuk do që të vijojë mësimet, sepse shkolla qenkësh në gjuhën greke. Prandaj gjyshja e tij e fut dhunshëm në një thes të dhintë për të detyruar të ndjekë mësimet… Kjo copë leximi jep pasqyrën më të mirë për shkollën shqipe në Kosovë. E dhunshme dhe në pikën e vdekjes.
Paralajmërimi i Kokëdhimës: Ndryshimi i kastës do të ndodhë edhe në Shqipëri. Puna është si, me dhunë, apo paqësisht?!
Pas ikjes së Ben Blushit dhe krijimit të formacionit LIBRA, një tjetër iniciativë kundër ekipit drejtues të Partisë Socialiste, është zyrtarizuar dje. Ish-deputeti Koço Kokëdhima, njofton se ka mbledhur në Sarandë, rreth 400 mbështetës të tij për të nisur lëvizjen për ndryshim në PS. Një ndryshim i cili deri më sot që flasim thjesht artikulohet, por nuk po zbulon shprehi programore, apo organizative. Gazeta “Shekulli", pronë e Kokëdhimës, publikon të plotë fjalën e tij në aktivitet, në të cilën, mbyllja përbën ndoshta momentin më të rëndësishëm:
Opozita arrogante dhe e vjetruar nuk dëshiron të kthehet në pushtet
Qeveria e Edi Ramës dhe koalicioni PS-LSI është vënë me shpatulla për muri prej opinionit publik, sepse qeverisja e tyre ka dështuar në mënyrë spektakolare.