Djegia e flamurit grek në Sarandë, asnjë prej forcave politike nuk e dënon si akt

Postuar në 10 Nëntor, 2015 15:39

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, me të cilin ka diskutuar incidentin e djegies së flamurit grek në në selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek Omonoia në Sarandë. “Akte të tilla urrejtjeje, nuk përfaqësojnë kurrsesi ndjenjat e miqësisë dhe respektit të popullit shqiptar si ndaj Minoritetit Etnik Grek ashtu edhe ndaj popullit Grek. Ndaj është me rëndësi te veçantë zbulimi dhe vënia përpara përgjegjësisë ligjore i autorëve, si edhe marrja e masave parandaluese në vazhdimësi për mospërsëritjen e akteve te ngjashme. Shpreh keqardhje për faktin se ky akt, nga çdo këndvështrim i shëmtuar, nuk është dënuar deri në momentet e tanishme nga asnjë force politike dhe as nga shoqëria civil”, është shprehur Dule.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.