Inaugurohet ujësjellësi në Sarandë. Inshallah vjen edhe uji!
E pabesueshmja është lajm zyrtar. Edhe pse do të duhet të happen rubinetat për ta vërtetuar. Në Sarandë është inauguruar ujësjellësi i ri që dekalrohet se zgjidh problemin e ujit të pijshëm në këtë qytet. I cili u lind, u zgjerua dhe u shkatërrua vetëm me një aspekt konsensual dhe jodiskriminues për të gjithë banorët: mungesa e ujit.
Ujësjellësi i ri njoftohet nga Ministria e Transporteve përmes një lajmi që thotë se “Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, bashkë me Ambasadoren Gjermane Susanne Schutz dhe kryetaren e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka, kanë inaguruar ujësjellësin e ri të Sarandës. Ministri Dervishaj duke folur me këtë rast, tha se nga ky projekt i ri përfitojnë 30 mijë banorë të Sarandës, që kanë patur probleme në të kaluarën. Ujësjellësi i ri i Sarandës, ka një vlerë investimi që shkon në 7.6 milion euro dhe ka një zonë mbulimi 65 % të qytetit”.
Ministri Dervishaj ka falënderuar KFW për kontributin duke shtuar se projekte të reja priten në të ardhmen.
“Me KFW arritëm t’i sjellin Sarandës ujë dhe energji. A mjafton kjo që Saranda të shfrytëzojë potencialin e saj? Shumë e rëndësishme, por jo e mjaftueshme. Kemi planifikuar fillimin e punimeve për hyrjen e qytetit dhe besoj fillon shumë shpejt. Jemi duke përfunduar projektin me P.P.P për rrugën Kardhiq- Delvinë. Pas heqjes së ekskluzivitetit të TIA, kemi mundësinë për një aeroport të 2-të. Në sytë e mi s’ka vend më të mirë se Saranda për këtë aeroport”, tha ministri Dervishaj, një ndër më pozitivët në këtë qeveri.
Add new comment