rusia
Facebook shpall Rusinë "non grata"
Ky mesazh të shfaqet kur klikon mbi faqen e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Tass. Facebook ka vendosur kështu të kujtojë këdo se po hyn në një hapësirë informative që kontrollohet nga shteti rus, mesazh që e shoqëron edhe me një status tjetër në çdo postim të agjencisë.
Asnjë hap më tej në Lindje! Rusia deklaron se do ta kundërshtojë ushtarakisht zgjerimin e NATO-s
Kremlini po zbulon së fundmi objektivat politikë në Ukrainë, të paktën për atë që thotë publikisht. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për Sky News Arabia, se Rusia nuk kërkon ndarjen territorial të Ukrainës por neutralitetin e deklaruar në Kushtetutë të saj dhe çarmatimin. Ide të ngjashme u shprehën dy ditë më parë edhe nga ministri i Jashtëm Lavrov, sipas të cilit një zgjidhje do të gjendet. Dhe në fakt dje agjencia "Tass" njoftonte se “bisedimet janë vendosur të zhvillohen me dyer të mbyllura”.
Kina ngre frenat e dorës/Pezullon financimet ndaj Rusisë
Banka Aziatike e Investimeve dhe Infrastrukturës, një entitet pas së cilës qëndron Kina, ka ndërprerë marrëdhëniet e biznesit me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Në interesin më të mirë të bankës, menaxhimi vendosi se të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me Rusinë dhe Bjellorusinë janë pezulluar dhe nën rivlerësim
Sulmi kryesor mbi Kiev, pas rrethimit. Raporti: Ushtria ruse po performon keq në Ukrainë
Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar dje një material të përditësuar për zhvillimet ushtarake në Ukrainë. Në përmbledhjen e bërë vihet në dukje fakti se trupat ruse kanë vijuar për të disatën ditë përpjekjet e pasuksesshme për të rrethuar kryeqytetin Kiev dhe kapjen e Kharkivit. Një ndër arsyet e kësaj vonese është edhe zgjidhja taktike që po zbatohet:
Rusia: Mercenarët e huaj në Ukrainë nuk do të trajtohen si robër lufte
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka deklaruar se Rusia nuk do të njohë për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainës, statusin e robërve të luftës.
Askush prej mercenarëve që Perëndimi dërgon në Ukrainë të luftojnë për regjimin nacionalist në Kiev, nuk do të konsiderohet si luftëtar në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar as të gëzojë statusin e robit të luftës
Leksione ukrainase
Lavrov: SHBA kërkon ta dominojë Europën si dikur Napoleoni dhe Hitleri
Dëshirë e Amerikës për të dominuar Europën, si dikur Napoleoni apo Hitleri. Kështu e quajti ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, qasjen e SHBA-ve në raport me kontinentin e vjetër dhe me Rusinë. Në një konferencë shtypi me gazetarë të huaj, Lavrov fajësoi Perëndimin për luftën në Ukrainë, duke shtuar se SHBA dëshiron të dominojë Evropën, si Napoleoni dhe Hitleri.
Rusia "publikon" buletinin e parë: 498 ushtarë të vrarë, 1570 të plagosur në Ukrainë
Dje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, deklaroi se deri më tani janë vrarë 6000 ushtarë rus në luftime. Gazeta italiane “Corriere della Sera” fliste për 10 mijë ushtarë rus të vrarë, diçka që jep idenë e një situate alarmante.
"Çelësi" kinez që shpëton Rusinë nga sanksionet
Banka qendrore e Rusisë dhe fondi sovran zotërojnë rreth 140 miliardë dollarë në obligacione kineze. Shifra del nga një raport i Grupit Bankar të Australisë dhe Zelandës së Re, ose ANZ, të cilit i referohet Bloomberg.
Analistët e shohin këtë fond si një “airbag” që mund të përdoret për të zbutur goditjen nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
T'i vësh sanksione edhe letërsisë ruse
Në valën e sanksioneve kundër Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, një universitet mori një vendim që shkaktoi jo pak habi dhe reagime. Universiteti Bicocca në Milano vendosi heqjen e leksioneve për veprën e shkrimtarit rus Fjodor Dostojevski. Kjo hapi menjëherë një debat të madh, në të cilin u përfshinë figura të politikës dhe personalitete të njohura të kulturës.
Zërin e ngriti i pari profesor Paolo Nori, i cili është lektor në kursin e Dostojevskit. Ai njoftoi sot se kursi anulohet për shkak të detyrimit nga universiteti, një vendim që ai e quajti censurë qesharake.