Rusia: Mercenarët e huaj në Ukrainë nuk do të trajtohen si robër lufte
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka deklaruar se Rusia nuk do të njohë për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainës, statusin e robërve të luftës.
Askush prej mercenarëve që Perëndimi dërgon në Ukrainë të luftojnë për regjimin nacionalist në Kiev, nuk do të konsiderohet si luftëtar në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar as të gëzojë statusin e robit të luftës
Sipas tij, të gjitha sabotimet e mercenarëve të huaj në Ukrainës janë kryer me armë të siguruara nga Perëndimi dhe ata po sulmojnë konvojet e furnizimit dhe aviacionin që ofron mbështetje.
Në rastin më të mirë ata duhet të presin që të procedohen si kriminelë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të huaj që mund të kenë plane të shkojnë të luftojnë për regjimin nacionalist të Kievit të mendohen mirë përpara sesa të marrin rrugën
ka thënë zëdhënësi.
Më herët pala ruse ka folur edhe për mercenarë shqiptarë, ndërkohë që deklarata e fundit bëhet kur palët kanë njoftuar një raund të tretë negociatash.
Add new comment